• e premte, 27 dhjetor 2024

Bogoev: Menaxhim më efikas i dërgesave me vlerë të ulët me qëllim luftimin e ekonomisë gri

Bogoev: Menaxhim më efikas i dërgesave me vlerë të ulët me qëllim luftimin e ekonomisë gri

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Menaxhim më efikas dhe kontroll më i madh i dërgesave me vlerë të ulët në zyrën doganore në aeroportin e Shkupit, të cilat transferohen me postë të shpejtë, me qëllim për të reduktuar ekonominë gri, është njëri nga prioritetet për të cilin u diskutua gjatë vizitës së sotme të drejtorit të Drejtorisë doganore Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtorit të doganës Muarem Asani, bëjnë të ditur nga Drejtoria doganore.

Bogoevi në takim theksoi përkushtimin e Drejtorisë doganore që të rritet në institucion efikas, përmes angazhimit të nëpunësve të doganës në kryerjen e detyrave të tyre në drejtim të uljes së ekonomisë gri, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe sigurisë së shoqërisë, si dhe përpjekjet e përbashkëta për parandalimin e korrupsionit, si një nga prioritetet më të mëdha të Drejtorisë.

Për shtatë muaj, nga janari deri në korrik të këtij viti, në zyrën doganore të aeroportit janë përpunuar rreth 105 mijë deklarata doganore për import dhe eksport, ndërsa në kontrollin doganor kanë kaluar 1.5 milionë pasagjerë.

Bogoevi ritheksoi rezultatet pozitive të punës së nëpunësve doganor në aksionet e kryera këtë vit, duke theksuar sekuestrimin e 43 kilogramë stoli ari, monedha të vjetra me vlerë të llogaritur mbi 2,3 milionë denarë, deviza në vlerë prej 90 mijë euro, si dhe obligacione me vlerë nominale 92 milionë dollarë të cilat aktualisht janë objekt i hetimit financiar. qa/

Foto: Drejtoria doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR