• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bogoev: Inteligjenca artificiale do ta avancojë analizën e rrezikut në Dogana

Bogoev: Inteligjenca artificiale do ta avancojë analizën e rrezikut në Dogana

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë së doganave, Stefan Bogoev dhe drejtori i Agjencisë internacionale pranë Shërbimit doganor të Republikës së Koresë, Jun-Shik Kim, realizuan takim në kuadër të projektit Omplementimi i sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të të dhënave që është financuar me grant në vlerë prej 4,8 milionë dollarëve nga Qeveria koreane, kumtoi Drejtoria e doganave.

"Vendosja e këtij sistemi që do të përdorë inteligjencë artificiale do ta avancojë analizën e rrezikut në punën e Drejtorisë së doganave. Shfrytëzimi i inteligjencës artificiale për selektim të deklaratave të dyshimta për kontroll është në drejtim të grumbullimit të më shumë të ardhurave në Buxhet, si dhe asgjësim të krimit dhe korrupsionit. Vendosja e këtij sistemi do të mundësojë targetim më të mirë të deklaratave në të cilat ekziston rreziku për pagesë të të dhënave në shumë më të vogël, rreziku nga sistemimi i gabuar doganor apo rreziku nga paraqitja jo e saktë e prejardhjes së mallrave", theksoi Bogoev.

Vendimi për ndarje të grantit nga Qeveria e Koresë pason pas analizës trevjeçare të Doganës së Maqedonisë së Veriut pas çka është vendosur se si lider në rajon, ky grant duhet t'i dnahet Drejtorisë së doganave. Në atë drejtim, nga ana e drejtorit të Agjencisë internacionale pranë Shërbimit doganor të Republikës së Koresë, Jun Shik Kim u përshëndetën përpjekjet që i ndërmerr Dogana e vendit tonë, me qëllim të rritjes së efektivitetit të Doganës dhe krijimit të mkusgteve për konkurrencë më të madhe të ekonomisë së vendit.

Nga ana e ekspertëve nga Koreja, shtohet në kumtesë, u prezantua edhe sistemi informativ për përpunim të dekratave doganore, si dhe zgjidhjeve softuerike për përpunim të importit dhe eksportit të dërgesave të vogla në e-tregti.

"Këmbimi i përvojave në pjesën e e-tregtisë është i rëndësishëm në krijimin e politikave me qëllim të avancimit të trajtimit doganor në këtë pjesë, si dhe mbrojtje më e madhe e interesave financiare, por edhe përforcim i sigurisë së dërgesave të vogla", potencoi Bogoev. ab/

Foto: Drejtoria e doganave

QËNDRONI TË LIDHUR