• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bogoev: Drone të reja në mbështetje të luftës kundër kontrabandimit

Bogoev: Drone të reja në mbështetje të luftës kundër kontrabandimit

Shkup, 19 dhjetor 2023

- Dy departamentet kyçe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Departamenti i kontrollit dhe hetimeve dhe Departamenti për masa të posaçme hetimore, do të përforcohen me drone, të cilat do të sigurohen si donacion nga Mbretëria e Bashkuar, me të cilët do të operojë një ekip special, që këtë javë i është nënshtruar trajnimit nga ana e ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo ka një rëndësi të madhe për rritjen e efikasitetit të institucionit, veprimin parandalues, si dhe sigurimin e provave dhe forcimin e hetimeve që do të çojnë në shkatërrimin e krimit të organizuar.

“Dukshmëria më e madhe nga ajri është shumë e rëndësishme në përballjen me sfidat me të cilat përballen inspektorët doganorë në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme. Metodat e kontrabandës janë duke u përmirësuar vazhdimisht, gjë që kërkon rritje të efikasitetit të dy sektorëve kyç për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Bogoev në ngjarjen e sotme, në kuadër të të cilit ekipet e Departamentit të kontrollit dhe hetimeve dhe Departamentit të hetimeve speciale janë trajnuar për trajtimin e pajisjeve, ku ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori Muarem Asani.

Fluturaket pa pilot mundësojnë shikueshmëri më të madhe si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, si dhe fotografim në distancë me rezolucion të lartë. Kjo është me përfitim të madh gjatë kryerjes së detyrave të veçanta lidhur me zbulimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, përdorimi i droneve mundëson mbulimin e zonave më të mëdha më shpejt dhe më me efikasitet sesa metodat tradicionale, gjë që lejon zbulimin e kërcënimeve të mundshme me shpejtësi të lartë.

Drejtoria doganore

foto Drejtoria doganore

_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR