• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bogoev: Drejtoria Doganore si servis për ekonominë, jemi të përkushtuar për reforma politike për përmirësimin e kushteve për biznesbërje

Bogoev: Drejtoria Doganore si servis për ekonominë, jemi të përkushtuar për reforma politike për përmirësimin e kushteve për  biznesbërje

 Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Integrimi tregtar i kompanive të Maqedonisë së Veriut në tregun ndërkombëtar është kyç për zhvillimin e ekonomisë, me ç'rast në këtë moment jemi të fokusuar në zbatimin e politikave reformuese që do ta lehtësojnë tregtinë dhe do t'i përmirësojnë kushtet për të biznesbërje.

Ky është mesazhi kryesor i drejtorit të Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, gjatë vizitës së sotme në doganën e Shkupit dhe në njësinë doganore Shkup 1, së bashku me zëvendësdrejtorin Muarrem Asani. 

 

"Vendosim një standard të ri të efektivitetit të Drejtorisë Doganore si servis për ekonominë, n[ ç'rast punojmë në masa dhe politika konkrete me të cilat do të krijohen kushte për produktivitet më të lartë të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, eksport të mallrave dhe shërbimeve me vlerë të shtuar më të madhe vendore, që do të thotë të ardhura më të mëdha në Buxhet", theksoi Bogoevi, bënë të ditur nga Drejtoria Doganore.

Në të njëjtën kohë, theksohet në kumtesë, Drejtoria Doganore po punon për politika reformuese që kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit me rreziqe, uljen e ekonomisë gri dhe shkatërrimin e e korrupsionit.

 

 Menaxhim më i mirë me rreziqe, sqarojnë, do të thotë identifikimin më të mirë të dërgesave me rrezikshmëri të lartë janë me qëllim të mbrojtjes  të interesave financiare të shtetit, mbledhjen e të ardhura më të mëdha dhe mbrojtjen e  e konkurrencës.

 Njëkohësisht, drejtori Bogoev gjatë vizitës në doganën Shkup ka folur për rëndësinë e implementimit të sistemit njësportel kombëta, që do të funksionojë si një biznes të ri hab  përmes së cilës do të zhvillohet i gjithë importi, eksporti dhe tranziti, si një nga projektet kyçe të cilat do të implementohen  me qëllim të lehtësimit të tregtisë dhe përshpejtimin e transportit.

 

Vitin e kaluar në doganën Shkup janë përpunuar gjithsej 474 mijë deklarata për import, eksport dhe tranzit të mallrave, që është 38.5 për qind nga gjithsej deklaratat e përpunuara në shtet.

Foto: Drejtpria Doganore 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR