• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boçvarski-Forto: Rajonit i nevojiten masa dhe politika për lehtësimin e transportit dhe tregtisë

Boçvarski-Forto: Rajonit i nevojiten masa dhe politika për lehtësimin e transportit dhe tregtisë

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja e Hercegovinës, Bllagoj Boçvarski dhe Edin Forto, në takimin e sotëm theksuan se rajonit i nevojiten masa dhe politika për lehtësimin e transportit dhe tregtisë dhe rritje të bashkëpunimit rajonal.

Takimi dypalësh ndërmjet ministrave mbahet në kuadër të Këshillit ministror, i cili këto dy ditë mbahet në Shkup.

Siç njoftuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të dy ministrat konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe përfunduan se të dy vendet mbesin fuqishëm të përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal.

Në takim u hap edhe çështja për vendosjen e linjës ajrore Shkup-Sarajevë si kusht për rritjen e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Boçvarski ka theksuar se Maqedonia e Veriut në pjesën e politikës transportuese vazhdimisht e harmonizon legjislativën me atë të Bashkimit Evropian.

"Më vjen mirë që sot realizova takim me homologun tim ministrin nga Bosnja e Hercegovina. Biseduam për proceset e lehtësimit dhe përmirësimit të sektorit të transportit, u fokusuam në thellimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe në investimet e përbashkëta për zhvillimin e rrjetit të korridoreve evropiane. Ndërvarësia e vendeve tona na inkurajon të zbatojmë masa dhe politika që do të lehtësojnë transportin dhe tregtinë dhe do të rrisin bashkëpunimin rajonal, si parakusht për një treg të përbashkët, integrim dhe anëtarësim në BE", tha ministri Boçvarski. sa/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR