• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski: Sigurojmë korsi të shpejtë për dhënien e dokumenteve rrugore për shoferët profesionistë

Boçvarski:  Sigurojmë korsi të shpejtë për dhënien e dokumenteve rrugore  për shoferët profesionistë

Shtip, 23 shkurt 2024 (MIA) - Të gjithë transportuesve që kryejnë veprimtari transportuese dhe posedojnë certifikata për shoferë profesional, në periudhën e ardhshme u mundësohet nëpërmjet korsisë së shpejtë të mund t'i zëvendësojnë dokumentet e tyre të udhëtimit, theksoi sot në Shtip, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë teknike, Bllagoj Boçvarski i cili mbajti takim me përfaqësuesit e firmave transportuese në rajonin lindor. 

Ai theksoi se kjo masë ishte dakorduar me kërkesë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Shoqatave dhe Asociacioneve të Transportuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Boçvarski theksoi se në lidhje me lejet, licencat dhe certifikatat e licencave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në kohë i zëvendësoi të gjitha dokumentet e nevojshme, që u nevojiten transportuesve privatë për zhvillim të pandërprerë të transportit ndërkombëtar.

Në takim përveç Boçvarsit të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Sektorit për Komunikacion Rrugor pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Biljana Muratovska nga Asociacioni i Transportuesve MAKAM TRANS, Olivera Miovska nga Asociacioni BEST MOBILITI-NTA, si dhe përfaqësues nga Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Drejtoria Doganore.

Ministri Boçvarski theksoi se transporti është një nga degët më të rëndësishme i cili merr pjesë në prodhimin e brendshëm bruto dhe për këto arsye është shumë i rëndësishëm zhvillimi dhe qëndrueshmëria e tij. Me ç'rast theksoi se Ministria e Transportit çdo vit i rrit lejet ndërkombëtare për transport.

Biljana Muratovska nga MAKAM TRANS theksoi se për momentin rreth 200 shoferë kanë nevojë për procedurë urgjente të dokumenteve rrugore.

Olivera Miovska nga BEST MOBILITI-NTA në fjalimin e saj theksoi se duhet të ndiqen trendet globale në transport. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR