• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski: Së shpejti takim mes grupeve të punës të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë

Boçvarski: Së shpejti takim mes grupeve të punës të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë

Shtip, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Janë formuar grupet e punës mes Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtim të hekurudhës së shpejtë mes të dyja vendeve, ndërsa tashmë edhe së shpejti do të kenë takimin e parë, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili pas mbikëqyrjes së punëve ndërtimore në digën në lumin Otinjë në Shtip u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve.

"Duke pasur parasysh se gjatë fundjavës së kaluar në Serbi u organizuan zgjedhjet parlamentare, të cilat ngadalësuan dinamikën e takimeve dhe komunikimit ndërmjet dy palëve. Por ajo që mund të theksoj është se ne do të veprojmë së bashku para institucioneve financiare ndërkombëtare, do të veprojmë së bashku në koordinim për të lidhur këtë projekt shumë domethënës nga Korridori 10 me hekurudhën e shpejtë, si dhe po punojmë për kalimin e përbashkët kufitar hekurudhor mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e ai është vendkalimi kufitar Tabanocë, i cili do të jetë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe do të ndahet nga të dyja vendet me burime të siguruara financiare", thotë Boçvarski.

Ai theksoi se planet realizohen shpejtë dhe të gjitha ato procedura dhe procese të cilat do të vijojnë në periudhën e ardhshme do të jenë në interes të të dyja shteteve dhe të qytetarëve. I pyetur nëse punohet në projektimin e projektit hekurudha e shpejtë, mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Boçvarski u përgjigj se Serbia ka seksion më të madh për punë se sa shteti ynë.

"Ata duhet të punojnë fillimisht në pjesën nga Beogradi në Nish, e më pas nga Nishi në Preshevë dhe seksioni i dytë, natyrisht, është ende në shqyrtim dhe do të punohet bashkërisht me palën tonë, kështu që ata kanë obligim që të realizohet fillimisht hekurudha nga Beogradi në Nish. Pjesa jonë prej 50 kilometrash është nga Shkupi deri në kufirin e Tabanocit dhe lidhje me aeroportin e Shkupit", deklaroi Boçvarski.

Ai theksoi se të gjitha planet dhe analizat janë bërë, ndërsa siç tha tashmë do të fillojmë me punën e studimit për atë hekurudhë, në projektimin e projektit themelor në të gjitha procedurat të cilat qëndrojnë që të realizohet sipas planit, procedurës, projektimit dhe realizimit të asaj hekurudhe vijon me dinamikë të mirë, pa u paraqitur gjatë kësaj probleme. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR