• e shtunë, 23 nëntor 2024

Boçvarski pret që këtë javë të arrijë Raporti për autostradën Kërçovë-Ohër 

Boçvarski pret që këtë javë të arrijë Raporti për autostradën Kërçovë-Ohër 

Shtip, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Raporti për autostradën Kërçovë-Ohër nga ekspertët të cilët duhet të japin mendimin e tyre nëse duhet të vazhdojë ndërtimi i kësaj autostrade me kompaninë kineze "Sinohidro" apo një kompani tjetër do ta marrë përsipër punët ndërtimore është në përpunim e sipër. Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Bllagoj Boçvarski i cili sot inspektoi punimet ndërtimore të digës në lumin Otinja në Shtip, njoftoi se raportin e pret gjatë kësaj jave.

"Unë pres që gjatë kësaj jave të dorëzohet nga ana e autoriteteve mbikëqyrëse dhe nga ekspertët e NPRRSH-së dhe deri te Ministria ku do të kërkojmë që të shqyrtohet në një seancë të Qeverisë dhe prej aty do të marrim të gjitha vendimet dhe hapat e ardhshëm bashkë me Qeverinë. Do ta prezantojmë të gjithë gjendjen aktuale, por këtu me siguri se prezantimi duhet të jetë i pari dhe hapat e ardhshëm duhet të vijnë nga ekspertët të cilët do të japin udhëzime se si të vazhdohet me zgjidhjet më të mira me qëllim që kjo autostradë të mbarohet, në të njëjtën kohë, duhet të respektohen të gjitha procedurat e ekspertëve që do të parashihen dhe sipas planit që do ta japin, NPRRSH-ja dhe Qeveria do të punojnë sipas atij plani", thotë Boçvarski.

I pyetur se sa do të ishin gjobat financiare që do të paguante shteti në rast të zgjidhjes së kontratës me “Sinohidron”, Boçvarski tha se ende nuk mundë të bisedohet për ndërprerjen e kontratës dhe nuk mund të flitet për hapat e ardhshëm derisa të shqyrtohet ai raport dhe të merret një vendim nga Qeveria. Sa i takon asaj për zgjidhjen e problemit dhe rrëshqitjet e dheut në magjistralen Kërçovë-Ohër, Boçvarski thotë se po punohet në autostradën ku ka front për punë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR