• e premte, 27 dhjetor 2024

Boçvarski për vizitë në M-Nav: Pajisje të reja për të përmirësuar kushtet e punës

Boçvarski për vizitë në M-Nav: Pajisje të reja për të përmirësuar kushtet e punës

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski sot e vizitoi SHA Navigacioni Maqedonisë (M-Nav) dhe inspektoi pajisjet e reja, instalimi i të cilave është në proces, duke theksuar se me këtë pajisje do të rritet edhe më shumë cilësia e navigacionit ajror dhe kushtet e punës së kompanisë. 

Siç njoftojnë nga Ministria, Boçvarski vizitën e punës në këtë ndërmarje e ka realizuar së bashku me zëvendës-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe sekretarin shtetëror, Mitko Trajçuleski.

"Më vjen mirë që për atë që u dakorduam, po realizohet. Me furnizimin e pajisjeve të reja ne po përmirësojmë navigacionin ajror dhe po ofrojmë kushte më të mira për funksionimin e M-Nav. Është detyrim i yni që punonjësit të jenë të kënaqur, sistemi të funksionojë pa probleme dhe që shërbimet e ofruara nga kjo kompani të jenë në nivel më të lartë. Dua të theksoj se ne vazhdojmë të punojmë me koordinim të përbashkët për realizimin e plotë të obligimeve të ndërmarra nga të dyja palët", tha Boçvarski pas takimit me përfaqësuesit nga menaxhmenti dhe sindikata e M-Nav.    

Takimi me menaxhmetin dhe përfaqësuesit e Sindikatës pranë M-Nav është pjesë e marrëveshjes së përbashkët mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me M-Nav, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashëta për funksionimin më të mirë të ndërmarrjes. si/bsh/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve 

QËNDRONI TË LIDHUR