• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boçvarski: Nuk mund të barazojmë kanalizime dhe ujësjellësa me projektet strategjike

Boçvarski: Nuk mund të barazojmë kanalizime dhe ujësjellësa me projektet strategjike

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Duhet të ketë procedurë të veçantë për projektet që kanë rëndësi strategjike dhe interes strategjik për vendin, konsideron ministri për transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe thotë se projektet në fushën e kanalizimeve dhe ujësjellësave nuk mund të barazohen me autostrada dhe tubacione.

"Nuk mund të barazojmë projektet që janë pjesë e infrastrukturës komunale si kanalizimet dhe ujësjellësat me infrastrukturën lineare si autostradat dhe gazsjellësit, sidomos në një krizë energjetike. Prandaj po shkurtohen afatet e asaj që kemi në zgjidhjen ekzistuese, tha Boçvarski në emisionin “Top Tema” të Telma

Ai theksoi se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin e Urbanistikës dhe Ligjin për Ndërtim, të propozuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria janë në procedurë parlamentare dhe po bëhen pikërisht për një procedurë të re për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe tubacionet e gazit.

"Nëse dikush mendonte se vitet e pushtetit duhej të ishin shpenzuar për ndërtimin e monumenteve, stiroporit dhe bronzit në qendër të qytetit, ne mendojmë se duhet të ndërtohen rrugë, hekurudha, gazsjellës, infrastruktura për të përmirësuar plotësisht pamjen e plotë të infrastrukturës në vend", theksoi Boçvarski. ls/

Foto: Telma printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR