• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski: Nga ana ime është përgatitur infrastruktura për për rindërlidhje hekurudhore me Greqinë përmes Mexhitlisë

Boçvarski: Nga ana ime është përgatitur infrastruktura për për rindërlidhje hekurudhore me Greqinë përmes Mexhitlisë

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Për të rivendosur komunikacionin hekurudhor me Greqinë, drejtorët e ndërmarrjeve të infrastrukturës hekurudhore nga të dyja vendet duhet t'i kontraktojnë procedurat e mëtutjeshme, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Greqia ka shprehur interesim për vendosjen e trafikut hekurudhor me vendin përmes Mexhitlisë, Boçvarski tha se në takimin që e pati javën e kaluar me sekretarin shtetëror grek për Transport në Shkup, të dyja palët konfirmuan vullnetin politik për të rivendosur praktikat e mira dhe komunikimin midis të dy vendeve.

"Nga ana jonë, infrastruktura është gati dhe mbetet në nivel teknik që drejtorët e dy ndërmarrjeve të infrastrukturës hekurudhore me grupet e tyre të punës të vazhdojnë këtë komunikim dhe të përcaktojnë të gjitha procedurat e mëtejshme që ky trafik të funksionojë sërish. Drejtorët duhet të pajtohen për kushtet dhe afatet", tha Boçvarski, pas inaugurimit të rrugës së riparuar Manastir-VK Mexhitlia.

Lidhur me ndërtimin e hekurudhës së shpejtë, Nish Shkup përsëriti se pas përfundimit të aktiviteteve zgjedhore në Serbi, grupet punuese që janë formuar do të fillojnë me një plan veprimi për një performancë të përbashkët për financat dhe lidhjen e infrastrukturës. Gjithashtu, kemi siguruar mjete për ndërtimin e pikës kufitare Tabanovc, e cila do të përdoret nga të dyja vendet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR