• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski: Nevojitet dokumentacion i ri teknik-projektues me zgjidhje për rrëshqitjet e reja

Boçvarski: Nevojitet dokumentacion i ri teknik-projektues me zgjidhje për rrëshqitjet e reja

Ohër, 7 shkurt 2024 (MIA) - Problemet në kryerjen e autostradës Ohër-Kërçovë janë nga aspekti teknik dhe projektues. Shteti edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë të punojë në këtë rrugë, me zgjidhjen e pjerrësive dhe rrëshqitjeve të dheut, tejkalimin  e pikave kontestuese dhe problemeve të projektit. Këtë sot e theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski i cili së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe profesorë e ekspertë nga ndërtimtaria ishin për vizitë në autostradën nga Ohri deri në Kërçovë.

Boçvarski theksoi se ai si ministër dhe Qeveria nuk ikin nga përgjegjësia para opinionit, por përkundrazi, bëhet fjalë për tejkalimin e gjendjeve, në konsultim me ekspertët  fidik dhe komunitetin shkencor, për të cilën theksoi se  nuk është konsultuar gjatë projektimit në fazën e parë të ndërtimit të rrugës.

"Ne jemi këtu për të shpjeguar teknikisht dhe praktikisht se si zgjidhen probleme të tilla në terren. Është thelbësore që për secilën prej këtyre rrëshqitjeve të ndodhura në fund të vitit të kaluar të kërkohet dokumentacion teknik shtesë me rishikim që do të sigurojë stabilizimin e atyre shpateve. Një pjesë e madhe e atyre shpateve tashmë janë projektuar dy herë, tani do të duhet një projektim i tretë i të njëjtës pjerrësi... Sigurisht që është diçka kyçe për rrjedhën e ardhshme të sigurt të trafikut", tha Boçvarski.

Bëhet fjalë për veprimtari projektuese specifike, për të cilat Boçvarski apeloi me kujdes të njoftohet opinioni për procedurat që do të vijojnë në periudhën në vijim.

"Është e nevojshme të hapet një procedurë për projektim plotësues, pastaj të thirret revizioni i atij dokumentacioni të projektit, nga i cili do të rezultojë një lëndë-llogaritje që do të japë sasitë dhe mënyrën e realizimit të ri, pra zgjidhjen e atyre pjerrësive, pas së cilës mekanizimi do të fillojë të punojë në trase sipas dokumentacionit të ri të projektit", tha Boçvarski, i cili theksoi se në raportin e ekspertit fidik vërehen probleme në dokumentacionin teknik të projektit.

Ministri shtoi se në akset e rrugës ku nuk ka probleme, aktivitetet ndërtimore zhvillohen rrjedhshëm, ndërsa në lidhje me marrëveshjen me "Sinohidro" negociohet për afatet e reja të realizimit, me të cilën opinioni do të informohet plotësisht. sa/

foto/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR