• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski në takim me Bankën Botërore, duke biseduar për projektet infrastrukturore që realizohen me mbështetjen e BB-së

Boçvarski në takim me Bankën Botërore, duke biseduar për projektet infrastrukturore që realizohen me mbështetjen e BB-së

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Prioritet i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është përmirësimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i transportit, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në takimin e sotëm të punës me përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Në takimin, ku mori pjesë edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Mitko Trajçuleski, u bisedua për projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.

Ministri Boçvarski, siç njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, informoi për realizimin e deritanishëm, me fokus të veçantë në projektin “Lehtësimi i transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor”.

"Në kuadër të këtij projekti, tashmë nga viti i ardhshëm është planifikuar të kryhet rehabilitimi i vendkalimeve kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bair, gjegjësisht zgjerimi i pikave kufitare me korsi të reja, si dhe modernizimi i kabinave të punonjësve. të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë Doganore, thuhet në kumtesë.

 Boçvarski informoi edhe për projektin për implementimin e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), i cili do të fillojë të realizohet vitin e ardhshëm në një pjesë të Korridorit 10.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u hap edhe çështja e projektit për ngritjen e sistemit me një ndalesë që do të jetë në funksion të disa institucioneve shtetërore si pjesë e projektit për lehtësimin e transportit dhe transportit të udhëtarëve. qa/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR