• e diel, 24 nëntor 2024

Boçvarski - Momiroviç: Bashkëpunimi i ndërsjellë është në nivelin më të lartë deri më tani

Boçvarski - Momiroviç: Bashkëpunimi i ndërsjellë është në nivelin më të lartë deri më tani
Shkup, 2 shtator 2022 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot në kuadër të Ballkanit të Hapur në Beograd, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Transportit dhe Ndërtimtarisë të Republikës së Serbisë, Tomislav Momiroviç. Komunikimi dhe bashkëpunimi është në nivelin më të lartë deri tani, ne po thellojmë marrëdhëniet me synimin për lidhje më efektive rajonale dhe përshpejtimin e progresit të të dy vendeve, kanë theksuar në takimin e sotëm dy ministrat. "Në fokus të bisedimeve ishin projektet e përbashkëta të infrastrukturës, sidomos në pjesën e lehtësimit të procedurave në lidhjen hekurudhore dhe trafikun rrugor të mallrave që do të mundësojë më tej rritjen dhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Në takim, ministrat Boçvarski dhe Momiroviç diskutuan edhe për lehtësimin e mëtejshëm të procedurave të pagesës elektronike së taksës rrugore, me qëllim të përbashkët përfundimtar, duke përdorur një sistem të pagesës midis Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo iniciativë e dalë nga Forumi Ballkani i Hapur pritet të sjellë përfitime pozitive në drejtim të një fluksi më të shpejtë të udhëtarëve dhe reduktimit të kohës së udhëtimit, e njëheri edhe një Ballkan më të integruar. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR