• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski: Me mbështetje vendore dhe ndërkombëtare punohet në tejkalimin e problemit me sulmin kibernetik në SHA MEPSO

Boçvarski: Me mbështetje vendore dhe ndërkombëtare punohet në tejkalimin e problemit me sulmin kibernetik  në SHA MEPSO

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot deklaroi se po punohet  në tejkalimin e problemit me sulmin kibernetik në SHA MEPSO me qëllim që të kthehet në funksion puna rrjedhëse e kompanisë.

Në një prononcim për media pas inspektimit të ndërtimit të autostradës Rankovcë - Kriva Pallankë, Boçvarski tha se më e rëndësishmja është që të mbrohet infrastruktura kritike dhe furnizimi me energji elektrike për qytetarët dhe kompanitë të vazhdojë pa probleme.

Sulmet e tilla kibernetike, siç tha, nuk janë të reja dhe ndodhin edhe në shtete tjera të rajonit.

Operatori Elektrotransmetues i Maqedonisë (MEPSO) SHA Shkup dje kumtoi se po përballet me një sulm kibernetik, por, se gjithë integriteti i rrjetit elektro-energjetik dhe furnizimi me energji elektrike nuk janë rrezikuar.

"Në kushte kur e gjithë bota po përballet me një trend negativ global të sulmeve kibernetike dhe kompania jonë nuk ishte imune ndaj tij. Ndonëse SH.A. MEPSO ka marrë të gjitha masat për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike të shkallës më të lartë, këto ditë jemi përballur me incidente të tilla. Duke pasur parasysh se aktiviteti kryesor i Sh.A. MEPSO është transmetimi i energjisë elektrike dhe menaxhimi i sistemit elektroenergjetik, informojmë publikun se infrastruktura kritike e energjisë elektrike është e sigurt, plotësisht funksionale dhe nuk i nënshtrohet këtij sulmi kibernetik. Kjo do të thotë se nuk kërcënohet integriteti i plotë i rrjetit elektroenergjetik dhe furnizimi me energji elektrike", njoftuan dje nga MEPSO. sa/

foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR