• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski: Investime më të mëdha kapitale këtë vit, janë realizuar projekte në vlerë prej 540 milionë euro

Boçvarski: Investime më të mëdha kapitale këtë vit, janë realizuar projekte në vlerë prej 540 milionë euro

Shtip, 25 dhjetor (MIA) - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) në vitin e kaluar ka bërë investime historikisht më të mëdha kapitale, tha ministri Bllagoj Boçvarski gjatë vizitës së sotme në Probishtip.

"Ajo që mund të theksoj është se deri më sot kemi tashmë nivelin më të lartë të investimeve kapitale nga viti 1991 nga pavarësia e shtetit e deri më sot. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 465 milionë euro investime kapitale, këtë vit deri më sot investimet në projekte kapitale janë diku rreth 540 milionë euro dhe pres që ky numër të vazhdojë të rritet deri në ditën e fundit të këtij viti", tha Boçvarski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares nga MIA-s në lidhje me shumën e investimeve kapitale këtë vit.

Ai theksoi se projektet janë realizuar dhe në zonat lokale ashtu edhe në rrugët rajonale dhe kryesore dhe në të gjitha projektet ku investon shteti.

"Punojmë edhe në ndërtimin e hekurudhës në dy pjesët e para, ku kemi progres të shkëlqyeshëm dhe para disa ditësh është shpallur edhe tenderi për pjesën e tretë, kështu që vitin e  ardhshëm pres që të jetë edhe më i fuqishëm edhe zbatimi. Të gjitha projektet do të vazhdojnë pa probleme", tha Boçvarski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR