• e shtunë, 23 nëntor 2024

Boçvarski: Infrastrukrura moderne dhe cilësore është e pamundur pa bashkëpunim dhe mbështetje nga komuniteti profesional dhe akademik

Boçvarski: Infrastrukrura moderne dhe cilësore është e pamundur pa bashkëpunim dhe mbështetje nga komuniteti profesional dhe akademik

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Vizioni ynë për Maqedoni të Veriut prosperuese dhe evropiane, me infrastrukturë moderne dhe cilësore është i pamundur pa bashkëpunim dhe mbështetje nga komuniteti profeisonal dhe akademik, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski para pjesëmarrësve në Simpoziumin e 20-t të Shoqatës së konstruktorëve ndërtimorë të Maqedonisë të titulluar "Konstruksione rezistuese", që po mbahet prej sot në Shkup.

Të jesh pjesë e këtij komuniteti profesionist, potencoi ministri, është nder. Nga aspekti profesional, është fushë për garë të ideve. Nga aspekti ekonomik, ndërtimtaria mbështetë 25 degë të tjera të ekonomisë. Dhe prandaj qëllimet tona programore janë të krijojmë kushte të vazhdimësisë së ekspanzionit ndërtimor në vend, por më pas duhet të ofrojmë njohuri të reja, norma të reja të standardizuara dhe metoda të cilat do t'i adaprojmë në legjislaturën vendore", theksoi Boçvarski.

Ai theksoi se në shtet po realizohet politika më e madhe investuese në ndërtim dhe modernizim të infrastrukturës dhe se ka filluar reforma më e madhe në veprimtarinë e ndërtimtarisë përmes së cilës sigurohet nivel i lartë i profesionizmit dhe standardizim i rregullave dhe normave.

Përkujtoi se janë miratuar Ligji i ri për planifikim urbanistik dhe Rregullore e re për planifikim urbanistik, ndërsa për herë të parë është sjellë edhe Tariforja për përpunim të planeve urbanistike me çmime minimale dhe Çmimorja për shërbime inxhinierike, me qëllim, siç tha, të vlerësojmë punën e arkitektëve dhe inxhinierëve.

Boçvarski pret propozime dhe pikëpamje nga aspekti profeisonal për ligjin e ri për ndërtim që është në fazë të fundit, ndërkaq porositi se duhet të punihet seriozisht në vendosjen e eurokodeve, si standarde universale për projektim janë me rëndësi të posaçme për bashkim të Tregut evropian.

Temë e Simpoziumit të 20-t ndërkombëtar është "Konstruksionet rezistuese", ndërsa në fokus do të jetë njohuria e përfituar gjatë gjashtë dekadave të kaluara, pas tërmetit të Shkupit, në fushën e projektimit asizmik, si dhe sfidat e radhës lidhur me, para së gjithash, ndryshimet klimatike.

Në ngjarje shënohet edhe 74-vjetori i themelimit të Fakultetit të ndërtimtarisë pranë USHCM-së, dekani i të cilit, Goran Markovski vlerësoi se kuadri funksionin si "procesor inxhinierik multitasking" por me mungesë të "gjakuit të ri".

Pa numër të mjaftueshëm apo së paku të qëndrueshëm të studentëve, hulumtuesve dhe ndjekësve të rinj, tha dekani, fakulteti, e më atë edhe profesioni, pa dyshim se do të fillojnë të atrofojnë.

Efekti i tyre shkatërrues, shtoi, mund të zbutet vetëm me mobilizim të plotë të profesionit, me ngritjen e cilësisë në ndërtimtari, me hulumtime serioze, përfitim të njohurive bashkëkohore, bashkëpunim intensiv në nivel global, me vendosje të standardeve të reja më të larta, monitorim profesional, mirëmbajtje të rregullt të konstruksioneve ekzistuese dhe ndërtim i atyre të reja, rezistuese. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR