• e premte, 27 dhjetor 2024

Boçvarski: I zgjidhim prioritetet e qytetarëve, fuqishëm të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës nacionale rrugore

Boçvarski: I zgjidhim prioritetet e qytetarëve, fuqishëm të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës nacionale rrugore

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Mbetemi fuqishëm të përkushtuar në agjendën tonë në ndërtimin e infrastrukturës së sigurt dhe moderne në tërë vendin dhe nuk heqim  dorë nga kjo, potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, gjatë vizitës së sotme në Vojshanci të Negotinës, kumtuan sot pasdite nga Ministria.

"Ministri së bashku m drejtorët e ndërmarrjeve publike për rrugë, Ejup Rrustemi dhe Kostadin Acevski dhe deputeten Lolita Ristova, kontrolluan rehabilitimin e plotë të drejtimit rrugor Negotinë - Vojshanci dhe më pas realizuan takim edhe me populaltën lokale", ceket në kumtesë.

Investimi për rehabilitimin e kësaj rruge është 75 milionë denarë, mjete të siguruara përmes pushtetit qendror.

"Më gëzon që sot i shoh banorët të tubuar në këtë numër, kjo më jep konfirmim se politikat tona janë të frytshme. Rehabilitimi i këtij drejtimi rrugor ishte kërkesë e madhe e banorëve të Dubrovës dhe Vojshancit dhe ne përmes Ministrisë së Tramsportit dhe Lidhjeve dhe NP për rrugë shtetërore, siguruam 75 milionë denarë për modernizimin e tij. Meritë të madhe për tërë këtë prpjekt , krahas drejtorëve Rrustemi dhe Acevski, ka edhe deputetja Ristova, e cila ishte në komunikim të vazhdueshëm me ne deri në përfundimin e tij të plotë. Në këtë rajon në rrjedhë është edhe rikonstruimi i aksit Negotinë - Demir Kapi, investim prej 9 milionë eurove, projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët udhëtojnë nëpër Korridorin 10. Aktivitetet tona vazhdojnë në të gjitha komunat, rrjeti modern dhe i sigurt mbetet fokusi ynë primar", deklaroi ministri.

Boçvarski realizoi edhe vizitë pune në fabrikën lokale "Interkar global", ku u tkaua me zëvendësdrejtorin Sefer Kiliç.

Më parë, Boçvarski, së bashku me Rrustemin dhe Acevskin dhe me deputeten Maria Kostadinova, morën pjesë në rajonin e Gjevgjelisë, ku u kontrollua drejtimi rrugor që e lidhë vendbanimin Përdejci me Korridorin 10.

Nga Ministria sqarojnë se bëhet fjalë për investim prej 15 milionë denarëve, mjete të sigurara nga pushteti qendror.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, siç potencohet në kumtesë, vazhdon me realizimin e programit infrastrukturor në ndërtimin e një rrjeti cilësor, modern dhe të sigurt në tërë shtetin. ab/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR