• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boçvarski - Dreksler: Po rrisim bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve

Boçvarski - Dreksler: Po rrisim bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është në nivelin e shkëlqyer dhe duhet të vazhdojë në të gjitha sferat të cilat janë me interes të ndërsjellë. Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në integrimet evropiane, ndërsa mbështetja nga Gjermania është më se e mirëseardhur, konstatuan në takimin e sotëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Dreksler. 

Siç informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski informoi për ciklin e fuqishëm të investimeve me theks të veçantë në projektet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe gazifikimit. 

Ai në takim theksoi se edhe Maqedonia e Veriut e liberalizoi tregun hekurudhor, proces i shënuar nga ana e Komisionit Evropian. Në takim është biseduar edhe për lidhjen e mirë me Gjermaninë në pjesën e komunikacionit ajror. 

"Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është në nivel të shkëlqyer dhe kjo padyshim duhet të vazhdojë në të gjitha sferat të cilat janë me interes të ndërsjellë. Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në integrimet evropiane, ndërsa mbështetja nga Gjermania është më se e mirëseardhur. Kemi lidhje të shkëlqyera në komunikacionin ajror dhe në pjesën e transportit rrugor, ku vitin e kaluar e rritëm kontingjentin e lejeve për transportuesit nga Maqedonia e Veriut dhe atë në pjesën e lejeve dypalëshe, lejeve për transit dhe për vende të treta", theksoi ministri Boçvarski. 

Boçvarski, siç bëhet e ditur, u falënderua për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR