• e premte, 27 dhjetor 2024

Boçvarski: BERZH-i është një mbështetës i fuqishëm i projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore

Boçvarski: BERZH-i është një mbështetës i fuqishëm i projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA)  -  Realizimi i projekteve kapitale me mbështetjen e BERZH-it në vend në pjesën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe të gazsjellësit, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski me shefin e ri të Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Fatih Turkmenoglu.

 

"Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është mbështetësi ynë i fuqishëm në realizimin e projekteve kapitale në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në shtet. Vetëm për shembull, deri më tani me mbështetjen e BERZH-it kemi ndërtuar autostradën Shtip - Koçan, ndërsa jemi duke punuar në mënyrë aktive në rehabilitimin e disa akseve rrugore rajonale si Petrovec - Katllanovë, Veles - Gradsko, Shkup - Bllacë. Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore, projekti më i madh që po punojmë me mbështetjen e BERZH-it është ndërtimi i hekurudhës  drejt Republikës së Bullgarisë.  Jam i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, po punojmë në një numër të madh të projekteve që sjellin përfitime për ekonominë kombëtare dhe qytetarët", theksoi ministri Boçvarski.

 

Siç njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski në takim ka përgëzuar Turkmenoglun për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar shumë sukses, me shpresë se bashkëpunimi i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen si edhe deri më tani.

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve 

 

QËNDRONI TË LIDHUR