• e shtunë, 23 nëntor 2024

BNJVL është nikoqir i takimit të 22-të të Komitetit të përbashkët konsultues MK-BE

BNJVL është nikoqir i takimit të 22-të të Komitetit të përbashkët konsultues MK-BE

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale - BNJVL është nikoqir i takimit të 22-të të Komitetit të Përbashkët Konsultues MK-BE (KPK), i përfaqësuar përmes Komitetit evropian të rajoneve.

Siç është njoftuar, do të mbajnë fjalim kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

Në suaza të temës së parë "Ngjarjet në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE" do të mbajnë fjalim Ben Nupnau, zëvendës shef i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Ana Magjar, raportuese për zgjerimin e Komitetit në rajon, si dhe përfaqësues tjerë nga Komiteti i rajoneve.

Tema e dytë e këtij takimi është përkushtuar në "Sundimin e ligjit dhe rolit të bashkësive lokale në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, krimet nga urrejtja, lajmet e rreme dhe ndikimi i huaj".

Komiteti i Përbashkët Konsultues i përfaqësuar përmes Komitetit Evropian të Rajoneve përbëhet nga 22 delegatë, gjegjësisht nga 11 delegatë nga të dyja anët, me ç'rast  zgjidhen edhe zëvendësit e tyre, të gjithë nga radhët e kryetarëve të komunave dhe Këshilltarë. Me këtë organ, i cili mban më së shumti dy takime gjatë një viti, nga të cilët njëri në Bruksel, ndërsa tjetri në Shkup, kryesojnë dy bashkëkryesues.

Bashkëkryesues aktual nga vendi ynë është Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit, ndërsa nga ana e Komitetit të Rajoneve është Jasna Gabriq, anëtare e Këshillit të Komunës Tërbovle (Republika e Sllovenisë).

"KPK është është themeluar në vitin 2008, me qëllim të përgatitjes së bazës për zgjerimin e BE-së, përmes promovimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe rajonale", thekson BNJVL. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR