• e mërkurë, 17 korrik 2024

Blloku 1 i KME Manastir është shkyçur nga rrjeti

Blloku 1 i KME Manastir është shkyçur nga rrjeti

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Blloku 1 i KME Manastir sot në mëngjes është shkyçur nga rrjeti për shkak të intervenimeve në sistemin e tubacionit, aktiviteteve të servisimit dhe remontit dhe mirëmbajtje të impianteve në makinerinë e bllokut, informojnë nga SHA EMV.

Siç bëjnë të ditur, pritet që blloku të vendoset në funksion gjatë 24 deri 48 orëve të ardhshme. 

"Për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet vendi dhe nevojës për prodhim të vazhdueshëm dhe të shtuar të energjisë elektrike, nuk kryhen remontet dhe rehabilitimi i blloqeve siç bëhet zakonisht, me ndërprerje të procesit të prodhimit të një blloku për një periudhë prej 60 deri në 90 ditë. Të gjitha operacionet e nevojshme gjatë kësaj periudhe kryhen kur janë absolutisht të nevojshme ose kur ekziston mundësia për të bërë një gjë të tillë", njofton SHA EMV.

Blloku 2 dhe Blloku 3 i KME Manastir, bëhet e ditur në kumtesë, për momentin punojnë pa probleme. Aktivitete remonti në Bllokun 2 janë paraparë për javën e ardhshme.

"Për gjithë këtë periudhë, SHA EMV i përmbush nevojat për energji elektrike të konsumit me prodhimtari nga kapacitetet e tjera të saj. Nuk ka import të energjisë elektrike", potencojnë nga kompania. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR