• e martë, 24 dhjetor 2024

Bllokim i plotë i Shkupit nëse nuk marrin paga, njoftojnë të punësuarit në NP "Rrugët dhe rrugicat"

Bllokim i plotë i Shkupit nëse nuk marrin paga, njoftojnë të punësuarit në NP

Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike "Rrugët dhe Rrugicat" nga protesta sot në mëngjes para zyrave të administratës së Qytetit të Shkupit, paralajmëruan bllokadë të plotë të qytetit, nëse nuk marrin pagë. Në deklarimet për mediat, u theksua se ata nuk kanë karburant, automjete “rrinë” në garazh, nuk ka pagë të rregullt, ndërsa kanë detyrim ndaj bankave për të paguar kreditë që i kanë marrë, ndërsa nuk kanë marrë as K-15, edhe pse kjo u përket me ligj.

Protesta u organizua nga Sindikata e pavarur në ndërmarrjen publike, në Konfederatën e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM).

Kryetari i KOSM Marjan Risteski e përshkroi situatën në ndërmarrjen si “jashtëzakonisht kritike”. Ai tha se po paralajmërohen protesta me mekanizim, e këta të punësuar i kontrollojnë edhe semaforët, “nuk do të donim të bënim kaos total”.

"Imagjinoni, po protestojnë për pagë. E lëre më të kërkojë mjete të tjera - për pajisje mbrojtëse në punë ose rritje të pagës", tha ai, duke bërë thirrje që të ulet të bisedohet, të jepet pagë ose do të bllokohet tërësisht Shkupi.

Risteski theksoi se muajin e kaluar ka pasur takim me drejtoreshën e re të ndërmarrjes, për të cilin ai tha se ishte drejtori i pestë ose i gjashtë në mandatin e kryetares së Qytetit të Shkupit.

"Në vend që t'i thërrasin njerëzit në bisedime, ja, lajmërohen kolegët dhe tregojnë - presione. Kujt i bëjnë presione? Për çfarë presione? Kërkojnë pagë. Në ditë të sotme, të mos kesh pagë, për të cilën punojmë të gjithë", pyeti Risteski.

Nusret Pashaliq, i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugicat”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, tha se nëse nuk marrin pagë, nga e hëna do të dalin në rrugë me automjete dhe do të fikin seamforët në mënyrë që të mos punojë i gjithë qyteti.

“Është shumë e vështirë për ne që të vijmë këtu sot, të kërkojmë pagën tonë që e kemi fituar me ndershmëri dhe të kërkojmë K-15 që na përket me ligj dhe kërkojmë llogarinë që na është bllokuar të na zhbllokojnë, sepse çdo muaj kemi probleme me pagesën e të ardhurave personale,” shtoi Pashaliqi në deklaratë për mediat.

Trajko Stefanovski, shofer në “Rrugë dhe rrugica”, theksoi se janë mbledhur për të shprehur revoltin ndaj sjelljes së Qytetit të Shkupit ndaj ndërmarrjes së tyre.

"Me muaj të tërë e kemi këtë problem. Nuk kemi karburant, nuk kemi paga të rregullta, kemi kredi që kemi detyrim ndaj bankave për t'i paguar, mirëpo jemi të pamundësuar për shkak të kësaj gjendjeje. Këtu jemi nga të gjitha nacionalitetet. Dhimbja jonë është paga. Çdo muaj problemi i njëjtë. Nuk ka sens për problemin tonë. Automjetet tona qëndrojnë të gjitha në garazh, nuk dalin në terren meqë nuk kemi karburant. Ne kemi problem me regjistrimin e automjeteve", theksoi Stefanovski.

Ai nënvizoi se po i kërkojnë kryetarer së Qytetit që t'i pranojë dhe t'u sqarojë se si është puna me ndërmarrjen e tyre.

"Ne jemi në shërbim të Qytetit, por me mospërgjigjen e saj ndaj kërkesave tona, uljet tona në tryezë me të, në fakt ajo nuk kujdeset për gjendjen në qytet", konsideron Stefanovski.

Ai vuri në dukje se ata janë duke pritur pagë për nëntorin, ndërsa kanë familje, fëmijë.

"Një koleg më thotë “Më vjen turp, fëmija më kërkon para në mëngjes, nuk kam t'i jap”. Nuk kemi asgjë kundër Danella Arsovskës. Megjithatë, ajo duhet të kuptojë se ne jemi njerëz me familje dhe ne duhet t'u përgjigjemi detyrave tona ndaj familjeve. Dikush duhet të dalë, të na pranojë, të na dëgjojë, të dëgjojë problemet tona. Nuk është vetëm me ne. Për fat të keq, të

gjitha ndërmarrjet publike kanë problemin e njëjtë. Karburant, paga, K-15. Është turp", ishte decid Stefanovski.

Derisa zgjatiprotesta e të punësuarv në ndërmarrje, prej atje dërguan kumtesë për mediat, duke e quajtur atë “të motivuar politikisht”.

"Në lidhje me protestën e motivuar politikisht sot para ndërmarrjes publike "Rrugët dhe Rrugicat" - Shkup dhe Qyteti i Shkupit, siç edhe pritej nga mëria e Mickoskit, vazhdon të bëhet krizë në të gjitha ndërmarrjet publike, ndërsa sot i erdhi radha NP "Rrugët dhe Rrugicat" - Shkup. Mickoski para se të vazhdojë t'u shkaktojë dëm ndërmarrjeve dhe Qytetit të Shkupit, do të duhej t'i informojë qytetarët se të punësuarit në NP “Rrugët dhe Rrugica” - Shkup kanë marrë pagë, prandaj prej atje është e paqartë pse po proteston sindikata. Në të njëjtën kohë, Mickoski duhet t'i informojë ata se për rritje lineare të pagave dhe K15, të cilat janë kërkesa të sindikatës, vendim merr Këshilli Drejtues i ndërmarrje, anëtarët e së cilës zgjidhen pikërisht nga VMRO-DPMNE-ja", shkruan në kumtesën.

Nga atje, ata i referohen edhe kryetarit të KOSM-së, Risteski.

- Njëherësh, vetëm kryetari i sindikatës KOSM, Marjan Risteski, e ka të paqartë pse ndodhet para barakave të Qytetit të Shkupit, kur vendimet që i kërkon i miratojnë anëtarët e Këshillit Drejtues të NP “Rrugët dhe Rrugicat” - Shkup të zgjedhur nga VMRO-DPMNE-ja. Kryetari i sindikatës së KOSM-së, Marjan Risteski, duhet të deklarojë pse nuk po lufton për të drejtat e të punësuarve në ndërmarrjen shtetërore “Hekurudhat” ku ai punon, të cilëve me muaj të tërë u vonohet paga. Pse Marjan Risteski si sindikalist për të punësuarit në ndërmarrjen shtetërore “Hekurudhat” ku edhe punon, nuk proteston për të kërkuar rritje lineare të pagës, pagesë të K15 dhe pagë shpërblyese dhe nuk proteston para “Hekurudhave”? Është i qarët qëllimi i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së , derisa nuk i marrin me forcë ndërmarrjet publike të Shkupit, ata do t'i sulmojnë në mënyrë aktive çdo ditë në mënyrë që të krijojnë kriza të reja, e madje do të organizojnë edhe protesta për pagë në ndërmarrjet ku tashmë është paguar, shtohet në deklaratën. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR