• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkov për MIA-n: Tre persona juridikë dhe dy fizikë të lidhur me zgjyrën në afërsti të Ormanit, po hetohet nëse është i rrezikshëm

Blinkov për MIA-n: Tre persona juridikë dhe dy fizikë të lidhur me zgjyrën në afërsti të Ormanit, po hetohet nëse është i rrezikshëm

Kavadar, 6 nëntor 2023 (MIA) - Tre persona juridikë dhe dy persona fizikë janë të lidhur me mbeturinat e zgjyrës në afërsi të Ormanit, po hetohet nëse është e rrezikshme, ndërsa në të njëjtën kohë po punohet për të përcaktuar se kush është përgjegjës që ajo ka përfunduar atje. Këtë e deklaroi për MIA-n, Darko Blinkov, inspektor i përgjithshëm për mjedisin jetësor, në lidhje me zgjyrën që shkaktoi reagime në opinion ditëve të kaluara.

"Njohuritë e deritanishme janë se ndodhet në një lokacion në Orman, pranë lumit Lepenec, në pronësit të dy personave privatë, ku prodhohen paver elemente betoni. Ata kanë nënshkruar kontratë për ta deponuar zgjyrën në parcelën e tyre. Bëhet fjalë për mbetjet e zgjyrës nga akulumatorët e baterive.Sipas një vlerësimi të lirë, rreth 600 tonë", tha Blinkov.

Ai theksoi se intensivisht po punohet në rastin.

"Pranë kësaj parcele ndodhet një person juridik me një menaxher nga Rusia, mbajtës i një leje mjedisore të integruar A. Ai punon me zgjyrë të ngjashme, nuk ka miratim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndryshimin e A lejes së integruar ekologjike për një teknologji të ndryshuar në punë. U konstatua se origjina ishte nga ana e tyre. Ky subjekt e ka siguruar zgjyrën nga një kompani në Probishtip, kështu që përmes një subjekti me një menaxher nga Ukraina në bazë të një kontrate biznesi, zgjyra transportohej në parcelën e lartpërmendur. Kompania nga Probishtipi ka një leje ekologjike të integruar A," sqaroi inspektori.

Mostra u dërguan në një laborator të akredituar për mjedisin jetësor, nga parcela dhe kompania që mban A-IED aty pranë. Rezultatet e laboratorit priten këtë javë. Më pas ai njoftoi se do të vijojë një procedurë e mëtejshme inspektimi. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR