• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinkeni sot udhëton në Lindjen e Mesme

Blinkeni sot udhëton në Lindjen e Mesme

Uashington, 4 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do të vizitojë Lindjen e Mesme sot, duke përfshirë Izraelin, mes konsultimeve të intensifikuara diplomatike të fokusuara në konfliktin midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazës, deklaroi një burim i paidentifikuar amerikan.

Sipas të njëjtit burim, i cili mbrëmë bëri një deklaratë në Uashington, së bashku me Blinkenin, në Lindjen e Mesme do të jetë edhe i dërguari diplomatik amerikan Amos Hohshtajn, raportojnë mediat britanike.

Zyrtari amerikan i paidentifikuar tha se Blinken po nisej për në Lindjen e Mesme sonte "duke u ndalur në disa qytete të mëdha, duke përfshirë edhe Izraelin".

Ditët e fundit, presidenti amerikan Xho Bajden foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, në përpjekje për të përmirësuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës dhe për të arritur lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR