• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni dhe Boreli në Uashington biseduan për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit mes BE-së dhe SHBA-së

Blinkeni dhe Boreli në Uashington biseduan për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit mes BE-së dhe SHBA-së

Bruksel, 13 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, sot në Uashington kishte takim me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken dhe me të ka biseduar për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit mes BE-së dhe SHBA-së.

Përveç kësaj, ata biseduan për situatën në Lindjen e Afërt, Ukrainë, Haiti dhe Venezuelë, si dhe për prioritetet e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, është publikuar në ueb-faqen e Bashkimit Evropian. 

Boreli e theksoi nevojën e mbështetjes më të madhe për Ukrainën dhe e lavdëroi SHBA-në për dërgimin e ndihmës plotësuese ushtarake në Kiev.

Bisedimet ishin të përqendruara edhe në përpjekjet për arritjen e "paqes së drejtë dhe të përhershme", duke i përfshirë edhe nismat globale siç është "formula paqësore ukrainase".

Boreli përkujtoi se BE-ja deri më tani Ukrainës i ka dorëzuar gjithsej 139 miliardë euro ndihmë ushtarake. 

Boreli dhe Blinkeni folën edhe për situatën në Rripin e Gazës, me çka Boreli e theksoi nevojën urgjente nga qasja e pandërprerë në ndihmë humanitare, para së gjithash në rrugë tokësore. Ata u pajtuan për nevojën që të arrihet armëpushim i përhershëm dhe të lirohen të gjitha pengjet. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR