• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni bëri thirrje për armëpushim gjashtë javor në Rripin e Gazës

Blinkeni bëri thirrje për armëpushim gjashtë javor në Rripin e Gazës

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot bëri thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës në kohëzgjatje prej të paktën gjashtë javëve. 

"Dua t'ua uroj Ramazanin më shumë se 1,8 miliardë myslimanëve në botë. Këtë vit, festa vjen në kohë të konflikteve dhe dhimbjeve për shumë bashkësi myslimane, duke i përfshirë ujgurët në Sinxhiang, rohinxhët në Burmë dhe Bangladesh dhe palestinezët në Gazë",tha Blinkeni në deklaratën e publikuar nga Departamenti i Shtetit. 

Ai shtoi se situata humanitare në Gazë është "zemërthyese". 

"Përderisa dërgojmë ndihmë shtesë për Gazën, do të vazhdojmë të punojmë pa ndërprerë që të vendosim armëpushim prej të paktën gjashtë javëve si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Ne, gjithashtu, do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për dy shtete që të sigurohemi se palestinezët dhe izraelitët kanë liri të njëjta, dinjitet, siguri dhe prosperitet. Paqja është e mundur, e domosdoshme dhe urgjente", theksoi Blinkeni. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR