• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: Uashingtoni nuk është i përfshirë në vrasjen e liderit të Hamasit

Blinken: Uashingtoni nuk është i përfshirë në vrasjen e liderit të Hamasit

Singapor, 31 korrik 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot deklaroi se Uashingtoni nuk është i përfshirë në vrasjen e liderit të organizatës palestineze Hamas, Ismail Hania të kryer në Iran.

"Ajo është diçka që nuk e dinim, as nuk ishim të përfshirë", theksoi Blinken gjatë vizitës së tij në Singapor.

Ai shtoi se SHBA-ja do të bëjë përpjekje maksimale për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izralite të cilët po mbahen në Hamas.

Hania ka jetuar në Katar, por udhëtoi në Iran të merr pjesë në inaugurimin e shefit të tij të shtetit iranian. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR