• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Blinken: Sanksionet ndaj Rusisë kanë ndikim të thellë

Blinken: Sanksionet ndaj Rusisë kanë ndikim të thellë
Berlin, 26 qershor 2022 (MIA)- Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot në Elmau ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit mbi Ukrainën kanë “ndikim të thellë”. Në intervistën për rrjetin televiziv amerikan Si-En-En gjatë kohës së Samitit G-7 në Gjermani ka thënë se Rusia edhe kur ka të ardhura nga çmimet e larta të naftës, ajo nuk mund të shpenzojë para për shkak të kontrollit të eksportit. “Rusia nuk mund të marrë atë që i nevojitet që të modernizojë sektorin mbrojtës, të modernizojë teknologjinë e saj, të modernizojë kërkimet e saja energjetike, që do të thotë se me kalimin e kohës secila nga këto fusha do të shënojë rënie”, thekson Blinkeni duke komentuar parashikimet se ekonomia ruse vitin e ardhshëm do të tkurret deri në 15 për qind. Blinkeni ka thënë se G-7 dhe NATO do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden që të sigurojnë ukrainasit ajo që u nevojitet që të mbrohen nga agresioni rus.  

QËNDRONI TË LIDHUR