• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Blinken: Putini po përpiqet ta shtrembërojë historinë për të justifikuar luftën brutale në Ukrainë

Blinken: Putini po përpiqet ta shtrembërojë historinë për të justifikuar luftën brutale në Ukrainë
Uashington, 7 maj 2022 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinkeni deklaroi se presidenti rus Vladimir Putini po përpiqet ta "shtrembërojë historinë" në kulmin e përkujtimit të fundit të Luftës së Dytë Botërore "që ta justifikojë luftën e vet të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës", transmeton DPA. "Derisa lufta shpërthen sërish në Evropë, ne duhet të rrisim vendosmërinë tonë për t'iu kundërvënë atyre që tani po përpiqen të manipulojnë kujtesën historike për të avancuar ambiciet e tyre", tha Blinkeni në deklaratën për shënimin e 77-vjetorit të fitores mbi nazistët. "Derisa e shënojmë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ne kemi detyrë të shenjtë ndaj të rënëve: të tregojmë të vërtetën për të kaluarën dhe t'i mbështesim të gjithë ata në kohën tonë  të cilët angazhohen  për lirinë", shtoi Blinken. Fundi i Luftës së Dytë Botërore festohet gjerësisht më 8 maj, por Rusia e feston fitoren botërore mbi regjimin nazist më 9 maj. Moska planifikon paradë ushtarake, ndërsa Putini pritet të flasë për luftën në Ukrainpë, transmeton DPA. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR