• e premte, 27 dhjetor 2024

Blinken për turne në Afrikë, përpjekje për të zvogëluar ndikimin rus në "kontinentin e zi"

Blinken për turne në Afrikë, përpjekje për të zvogëluar ndikimin rus në
Johanesburg, 7 gusht 2022 (MIA) - Shefi i diplomacisë së SHBA-së, sekretari i Shtetit, Entoni Blinken, ka mbërritur sot në Afrikën e Jugut, në kuadër të pjesës së parë të turneut të tij në Afrikë, me qëllim kundërshtimin e ndikimit të diplomacisë ruse, në të cilin ai do të vizitojë dhe Republikën Demokratike të Kongos (RDK) dhe Ruandën. Turneu i tij pason pas turneut afrikan të korrikut të homologut të tij rus Sergej Lavrov. Që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, JAR ka mbajtur pozicion neutral ndaj konfliktit, duke refuzuar t'i përgjigjet thirrjes së Perëndimit për të dënuar Moskën. Blinken nesër do të takohet me homologen e tij afrikano-jugor, ministren e Punëve të Jashtme Naledi Pandor, kur pritet të shpallet strategjia e re e Qeverisë amerikane për Afrikën, kumtoi Pretoria zyrtare. Në kumtesë thuhet se ata do të diskutojnë për "zhvillimet më të fundit në lidhje me gjeopolitikën botërore". Departamenti Amerikan i Shtetit kumtoi më parë se qëllimi i Blinken ishte t'u tregonte "vendeve afrikane se ata kanë një rol kyç gjeostrategjik dhe janë aleatë të rëndësishëm në çështjet urgjente të kohës sonë, nga promovimi i një sistemi ndërkombëtar të hapur dhe të fortë deri te luftimi i ndryshimeve klimatike, pandemive dhe pasigurisë ushqimore". Para pushtimit rus ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shihnin Kinën si rivalin kryesor për epërsi dhe ndikim në Afrikë. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR