• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinken: Nuk ka ndjenjë lodhjeje mes aleatëve të NATO-s për ndihmë ndaj Ukrainës

Blinken: Nuk ka ndjenjë lodhjeje mes aleatëve të NATO-s për ndihmë ndaj Ukrainës

Bruksel, 29 nëntor 2023 (MIA)- Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot deklaroi se mes aleatëve të NATO-s nuk ka "ndjenjë lodhjeje" kur bëhet fjalë për ndihmën ndaj Ukrainës.

“E kemi patjetër dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën", tha sekretari amerikan i shtetit pas takimit NATO-Ukrainë në Bruksel, duke shtuar se aleatët e NATO-s janë njëzëri në këtë qëndrim dhe se të dyja Dhomat e Kongresit amerikan mbështesin vazhdimisht Ukrainën", transmetojnë mediat britanike.

Shefi i diplomacisë ukrainase, Dimitro Kuleba sot paraprakisht e thirri Perëndimin ta rrisë prodhimin e armatimit, sepse BE-ja ka dorëzuar rreth 300.000 nga milionat e premtuara për predhat artilerik.

"Duhet të krijojmë një industri të përbashkët mbrojtëse euroatlantike", ka thënë Kuleba para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, duke shtuar se kjo do të sigurojë sigurinë e Ukrainës dhe vetë vendeve të NATO-s. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR