• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Blinken nga KB: Qëllimet themelore të NPT-së janë çarmatimi, mospërhapja dhe përdorimi i energjisë bërthamore në paqe

Blinken nga KB: Qëllimet themelore të NPT-së janë çarmatimi, mospërhapja dhe përdorimi i energjisë bërthamore në paqe
Uashington, 1 gusht 2022 (MIA) – Në Nju-Jork sot mbahet kuvendi i 10-të i KB-së kushtuar akteve të Marrëveshjes për mospërhapjen e armës bërthamore (NPT), ku fjalim mbajti edhe sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken. Me këtë rast, presidenti amerikan Xho Bajden përsëri i konfirmoi obligimet e SHBA-së për përdorim të përgjegjshëm të arsenalit të tyre bërthamor dhe vazhdimin e punës drejt qëllimit përfundimtar – botë pa armë bërthamore. “Në luftën bërthamore nuk ka fitues, ajo asnjëherë nuk guxon të ndodhë. Pikërisht për këtë shkak, Administrata ime i përkushton kujdes prioritar zvogëlimit të rolit të armës bërthamore në strategjinë tonë për siguri kombëtare”, thuhet në deklaratën e sotme nga Shtëpia e Bardhë, të nënshkruar nga Bajdeni. Sipas sekretarit shtetëror amerikan Blinken, NPT është, thënë thjeshtë, dokument i pazëvendësueshëm, obligim dhe bazë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. “Dëshirojmë të kemi konferencë të suksesshme për rishqyrtim (të politikës bërthamore të SHBA-së), dhe këtë duam ta bëjmë në koordinim dhe bashkëpunim me shumë prej jush”, deklaroi Blinken. Ai tha se ky kuvend po ndodh në kohë mjaft të rëndësishme. “Dëshirojmë të sigurohemi se kemi rezultat të fuqishëm lidhur me tre shtyllat e NPT-së, çarmatimi, mospërhapja dhe përdorimi i energjisë bërthamore në paqe. NPT, thotë Bajden, çdoherë është mbështetur në kufizime të ndërsjella të armës mes SHBA-së dhe Federatës ruse. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR