• e premte, 22 nëntor 2024

Blinken bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Filipineve Manalo për aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore

Blinken bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Filipineve Manalo për aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore

Uashington, 19 qershor 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Filipineve, Enrike Manalo. Të dy biseduan për aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore, të cilën gjë Manila dhe Uashingtoni e shohin si një përshkallëzim të tensioneve.

“Biseda e tyre pason pas veprimeve të rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Kinës që i penguan Filipinet të kryenin operacione të ligjshme detare në Detin e Kinës Jugore më 17 qershor”, thuhet në kumtesën e Departamentit amerikan të shtetit të publikuar pas bisedës.

Një marinar filipinas u plagos rëndë pas një incidenti të përshkruar nga forcat e armatosura të vendit të tij si një "përplasje e qëllimshme me shpejtësi të lartë" nga roja bregdetare kineze që synonte të pengonte një mision furnizimi për ushtrinë filipinase të vendosur në në "Tomal Sholin e dytë" një ishull i diskutueshëm Detin e Kinës jugore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR