• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blerim Osmani emërohet drejtor i ri organizativ i Spitalit Klinik në Tetovë

Blerim Osmani emërohet drejtor i ri organizativ i Spitalit Klinik në Tetovë

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Blerim Osmani është emëruar drejtor i ri organizativ i Spitalit Klinik në Tetovë, pasi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti e shkarkoi drejtorin e deritanishëm organizativ Armend Fazliu pas ngjarjeve me anestezistin Valton Dervishi i punësuar në këtë spital i cili në rrjetin social Tik-tok publikoi video drejtpërdrejt nga Gjinekologjia e Tetovës.

Osmani për emërimin e tij njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk dhe porositi se me punë dhe përkushtim do ta japë më të mirën nga vetja.

"Në këtë takim në frymë vëllazërore u njoftova nga Armendi për ecurinë e deritashme të punës, funksionimit, obligimet dhe projektet në të ardhmen. Atë e përurova për gadishmërinë e treguar dhe kontributin e dhënë. I falënderoj të gjithë ata që na mbështetën gjatë kësaj periudhe, familjen, miqtë, kolegët, bashkëpartiakët dhe ju them se me punë dhe përkushtim do të jap më të mirën nga vetja. Detyrat që i marim nga lideri ynë, Ali Ahmeti janë privilegj por njekohësisht edhe përgjegjësi e na obligojnë që edhe më tepër të jemi të përkushtuar e me dinjitet ti realizojmë ato", shkroi Osmani.

Ndryshe, me propozimin e Prokurorisë nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore tetovë më 16 prill këtë vit është përcaktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh për mjekun 43-vjeçar - anestezist nga Tetova i cili në rrjetet sociale drejtpërdrejtë incizonte dhe transmetonte pacientë dhe ekipin mjekësor. Deri në prëcaktimin e masës erdhi pasi Prokuroria Publike e Tetovës ngriti procedurë kundër të akuzuarit për vepra penale "punë të pandërgjegjshme në shërbim", si edhe "incizim të pautorizuar" sipas nenit 152 paragrafi 2 i Ligjit Penal.

Foto: Fejsbuku zyrtar i Blerim Osmanit

 

QËNDRONI TË LIDHUR