• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bitkoini ka rënë nën 17.000 dollarë, niveli më i ulët nga viti 2020

Bitkoini ka rënë nën 17.000 dollarë, niveli më i ulët nga viti 2020
Frankfurt, 9 nëntor 2022 (MIA) – Çmimi i kriptomonedhës Bitkoin ka rënë në nivel më të ulët në dy vitet e fundit pas raportimeve për probleme me likuiditetin në bursën e madhe tregtare FTH. Bitkoin me 16.941 dollarë ka arritur nivel më të ulët nga viti 2020. Çmimet e kriptomonedhave të tjera, siç është Eter, ka ranë gjithashtu. Humbjet në çmim janë shkaktuar nga shqetësimi i përsëritur i investitorëve për stabilitetin e sektorit relativisht të ri. Pas raportimeve për probleme me likuiditetin në bursën kryesore tregtare FTX, konkurrenti Binance njoftoi marrje të pjesshme të konkurrentit të tij. Sipas raporteve, FTX është përballur me derdhje të konsiderueshme të mjeteve nga investitorët. Para publikimit të këtyre informacioneve, Bitkoini dje ende është tregtuar për mbi 20,000 dollarë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR