• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimovski: Shumicën e ankesave për faturat e energjisë elektrike do t'i pranojmë

Bislimovski: Shumicën e ankesave për faturat e energjisë elektrike do t'i pranojmë

Shkup, 11 shkurt 2024 (MIA) - Është e qartë se ka rritje të shtuar të numrit të amvisërive ku supozimi për konsum të energjisë elektrike është dukshëm shumë i lartë, në shumicën e ankesave që parashtrohen tek ne, do t'i pranojmë, thotë kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski.

Në intervistën për REL, Bislimovski sqaron se aty ku nuk është raportuar në periudhën e kaluar, EVN Home rregullisht do të bëjë kalkulim përfundimtar.

"Dhe këtë do ta pranojmë në mënyrën si vijon. Nëse periudha e leximit është 90 ditë, do të bëhet një përllogaritje përfundimtare, ku bllokun e parë e zvogëlojmë në nivel ditor, edhe pse është për një muaj që është 210 kilovat orë, dhe nëse është për 90 ditë, është 90 nga 7.630 kilovat orë. Në këtë mënyrë do të sigurojmë që sasitë e panevojshme të energjisë elektrike të mos shkojnë në bllokun e katërt dhe për atë them se blloqet në vend të periudhës nëse është 90 ditë, blloku i parë nuk do të jetë 210 kilovat orë, por do të jetë 630 kilovatë orë, blloku i dytë do të jetë i njëjtë me atë që është tani nga 630 shumëzuar me 3, në mënyrë që qytetarët të kenë një përllogaritje reale", sqaron Bislimovski.

Lidhur me propozim ligjin për investime strategjike në energjetikë në Kuvend, Bislimovski thotë se gjithmonë do t'i mbështesë investimet në sektorin energjetikë.

"Për këto investime po negociohet, dakordohet diku nga viti 2019 edhe nga kryeministri Zaev edhe nga kryeministri Kovaçevski, investime si Mitilineos, Stipion dhe dy të tjerat janë përmendur disa herë në publik. Mund të themi se tani nuk është periudha e duhur, por çdo qeveri, supozoj se në fund të mandatit të saj kërkon të miratojë këto investime që kapin vlerën prej 800 milionë eurove dhe me një nga këto projekte të shkojë në zgjedhje", thotë Bislimovski.
Në 30 vjet pavarësi, sipas Bislimovskit, shteti përmes ndërmarrjes shtetërore EMV ka ndërtuar diçka midis 140 deri në 150 megavatë.

"Gjithçka që është ndërtuar në sektorin energjetik, janë investime private nga sektori privat. Kompani vendase, ka edhe kompani të huaja, kanë bërë më shumë se 900 megavat në këto 30 e ca vite, prej të cilave 600 megavat janë prodhuar vetëm në dy vitet e fundit. Shteti në 30 vitet e fundit, për hir të politikave afatshkurtra, për hir të populizmit të lirë, nga pikëpamja - nuk mund të ndërtojmë, nëse ndërtojmë do të rritet çmimi, nëse bëni diçka po ka ndikim edhe në çmim. Dhe erdhëm në situatë të shpenzpojmë thuajse 400 milionë euro me subvencione të ndryshme në pjesën më të madhe të amvisërive dhe ta shuajmë zjarrin. Vlera jonë e shtuar është zero", thekson Bislimovski.

Lidhur me Te-To-n, Bislimovski thotë se është termocentral i shkëlqyer dhe do të funksionojë.

"Te-To është një projekt i mirë. Unë jam ekspert, nuk hyj në faktin nëse ishte ruse, spanjolle, italiane. Është këtu në Shkup, është një perlë për nga aspekti teknik. është e dobishme në pjesën e stabilizimit të tensionit të rrjetit tonë dhe Te-To është një termocentral i shkëlqyer. Dhashtë Zoti që të bëjmë edhe 10 Te-To të tilla të mëdhenj, të vegjël në mbarë Maqedoninë", thotë Bislimovski.

Kemi, thekson Bislimovski, disa projekte që janë të sigurta dhe duhet t'i realizojmë - ai është Çebreni, ndërtimi i lidhjes së re interkoenktuese me Greqinë dhe zgjerimi i rrjeteve të gazit natyror në vend.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR