• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimovski: po bëhen analizat e fundit nëse dhe në çfarë vëllimi do të ketë zgjerim të tarifës së lirë ditore të rrymës

Bislimovski: po bëhen analizat e fundit nëse dhe në çfarë vëllimi do të ketë zgjerim të tarifës së lirë ditore të rrymës

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, si pozitive e vlerëson uljen e marzhës për përçim të energjisë elektrike, por thotë se çmimi të cilin amvisëritë do ta paguajnë nga 1 korriku i këtij viti varet edhe nga çmimi me të cilin furnizuesi universal do t'i përmbushë nevojat për energji elektrike në tregun rregullator, por edhe numri i konsumatorëve të vegjël të cilët nga tregu i rregullt janë zhvendosur në tregun e lirë. Thekson se KRRE i bën analizat e fundit nëse dhe në çfarë vëllimi do të ketë zgjerim të tarifës së lirë gjatë ditës për amvisëritë.

"KRRE nuk do të marrë kërkesë për çmimin e energjisë elektrike sepse, vetëm do ta konstatojmë çmimin të cilin do ta caktojë furnizuesi universal EVN Houm. Furnizuesi universal gjaët javës do ta shpallë tenderin për të siguruar energji elektrike për gjashtë muajt e ardhshëm. Duhe ttë shohim cilat çmime do të ofrohen, ndërkaq sigurish se marzhi tashmë nuk do të jetë 11,5 për qind, por do të jetë 9,9 për qind. Duhet të shohim edhe në çfarë vëllimi EMV do t'i sigurojë sasitë të cilat nevojiten për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Këto janë elementet më të rëndësishme për çmimin që do ta paguajnë amvisëritë pas 1 korrikut të këtij viti", deklaroi Bislimovski në pauzën e Forumit të latërt socio-ekologjik (FSE) në organizim të Fondacionit "Fridrih Ebert" ku ka debate profesionale dhe diskutime për politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Theksoi se për momentin nuk është korrekte në faturat që i paguajnë qytetarët të jetë përqindja për subvencion.

Theksoi se ka trend serioz të zhvendosjes së kondumatorëve të vegjël nga tregu i rregullt në atë të lirë të energjisë elektrike dhe shtoi se në nivel vjetor do të ketë mes 150 dhe 200 milionë kilovatë orë konsum më të vogël në tregun e rregullt.

Bislimovski, i cili foli në panelin e parë të FSE-së të quajtur "Si të sigurohet transformimi i drejtë social energjetik në epokën e varfërisë dhe pabarazive në rritje?" theksoi se për momentin KRRE po i bën analizat nëse dhe për sa mund të vazhdohet periudha e tarifës së lirë ditore të rrymës.

Theksoi se përfitimet nga ndërtimi i centraleve fotovoltaike tashmë arritën tek kompanitë dhe gjatë ditës kanë çmime jashtëzakonisht të volitshme të rrymës, ndërsa tani kjo duhet të zhvendoset edhe tek amvisëritë.

"I dërguam sinjal EVN Houm dhe EMV-së që pjesën më të madhe të furnizimeve t'i bëjnë gjatë ditës kur çmimet janë jashtëzakonisht të ulëta. Kjo para së gjithash do të jetë mirë për EMV-në, sepse në ato periudha nuk do të ketë nevojë të shpenzohen resurset nga uji i cili do tl mund të ruhet për periudhën kur energjia elektrike mund të shitet me çmim më të lartë apo për dimrit", theksoi Bislimovski. ab/

Foto: МIА  

QËNDRONI TË LIDHUR