• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bislimovski: Ata që do të shkojnë në bllokun e tretë do të kenë fatura më të vogla se më parë, sepse do ta orientojnë konsumin në tarifë të lirë

Bislimovski: Ata që do të shkojnë në bllokun e tretë do të kenë fatura më të vogla se më parë, sepse do ta orientojnë konsumin në tarifë të lirë

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Me shumë përgjegjësi pohoj se ata që do të shkojnë në bllokun e tretë do të kenë fatura më të vogla se më parë, do të vijnë faturat dhe këtë do ta shohin qytetarët. Shumë konsumatorë të cilët kanë hyrë në bllokun e tretë, disa edhe që ngrohen në dhoma më të mëdha janë edhe në bllokun e katërt, një pjesë e atij konsumi do të përfshihet në tarifën e lirë nga ora 13 deri në 15, thekson kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski gjatë pjesëmarrjes në “Temën e ditës” në TV Sitel.

Ai tha se mbi 80 për qind e konsumatorëve janë në bllokun e parë dhe të dytë dhe aty, sqaron ai, "ka ulje të çmimit prej pesë për qind në njërin prej blloqeve, ndërsa në bllokun e dytë çmimi është identik, ndërsa në të tretin ka korrigjim prej dy për qind.

"Dhe nëse krahasoni minus pesë dhe plus dy, fitoni një ulje tjetër që do të thotë se edhe ata që janë në bllokun e tretë do të kenë ulje të faturave", theksoi Bislimovski.

Foto: Printskrin/Fejsbuk/TV Sitel

QËNDRONI TË LIDHUR