• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bislimoski: Termocentralet duhet të funksionojnë pavarësisht trendit të "kalimit" nga tregu i rregulluar në treg të lirë

Bislimoski: Termocentralet duhet të funksionojnë pavarësisht trendit të

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Që të mund të punojë dhe të funksionojë sistemi ynë për energji elektrike duhet të kemi edhe energji bazë, e për këtë duhet të funksionojnë termocentralet, ndonëse është fakt se në periudhën e kaluar kemi situatë ku çmimi bursës në orë të caktuara të jetë më i ulët se çmimi i prodhimit të termocentraleve në Manastir, theksoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.

"Ky është një problem që duhet punuar dhe duhet zgjidhur në një farë mënyre, por fatkeqësisht qymyri ka filluar të importohet në Maqedoni dhe nuk mund të presim që çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga TEC Manastir me qymyr të importuar të jetë shumë më i ulët se ka qenë në periudhën e kaluar. Për shkak të kësaj, në këtë periudhë kemi një trend të konsumatorëve të vegjël, të cilët furnizoheshin nga furnizuesi universal dhe tani, duke parë kushtet e tregut në treg, shumica e tyre kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, tha Bislimoski duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën e sotme për shtyp.

Ai saktëson se në muajin nëntor rreth 3500 konsumatorë të vegjël kaluan nga tregu i rregulluar në tregun e lirë, në dhjetor rreth 3700, në janar rreth 4800, ndërsa në shkurt rreth 5300.

"Këta konsumatorë shohin se çmimi në tregun e lirë po bie, ashtu siç ishte në vitin 2019 kur e shfrytëzuan këtë të drejtë për të shkuar në tregun e lirë dhe për të siguruar nevojat e tyre për energji elektrike me çmime më të favorshme për ta dhe këtë po e bëjnë edhe tani. Këtë trend e kishim në vitin 2019 kur një numër i madh i konsumatorëve të vegjël shkuan në tregun e lirë të energjisë elektrike, por fatkeqësisht me fillimin e krizës energjetike në mesin e vitit 2021, shumica e tyre u kthyen në tregun e rregulluar të energjisë elektrike. Pra, këto janë zhvillimet e tregut, dinamikat e tregut që u përshtaten këtyre konsumatorëve dhe përshtaten me zhvillimet në tregun e energjisë elektrike", theksoi Bislimoski.

Ai theksoi se pret që në periudhën që vijon këtë ta bëjnë edhe disa nga amvisëritë që hyjnë në bllokun e katërt.

"Pres që trendi i "kalimit" nga tregu i rregulluar në treg të lirë të rritet në periudhën në vijim, duke pasur parasysh që të shtunën çmimi i HUPEKS ishte 43-44 euro, të dielën 32-33 euro për megavat orë. Trendi në periudhën në vijim do të jetë gjithnjë e më i theksuar dhe do të kemi më shumë konsumatorë të vegjël që do të shkojnë në tregun e lirë dhe gjithashtu besoj se ato amvisëri që depërtojnë thellë në bllokun e katërt do të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike ku besoj se do të kenë kushte më të mira, përkatësisht çmime më të mira të rrymës", theksoi Bislimoski.

EMV si kompani shtetërore, shtoi ai, do të japë atë që mund të japë dhe ne duhet të përqendrohemi në bllokun e parë, të dytë dhe të tretë.

"Lëvizja e një pjese të konsumatorëve në tregun e lirë ndikon pozitivisht në funksionimin e EVM-së, sepse EMV lirohet në këtë mënyrë të shesë sasi të energjisë elektrike që mund t'i shesë në tregun e lirë me një çmim më të lartë se 58 euro për megavat orë sipas të cilës ia jep furnizuesit universal", tha Bislimoski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR