• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimoski për MIA-n: Është i pritshëm efekti mbi çmimet e derivateve të naftës pas ngjarjeve me Iranin dhe Izraelin

Bislimoski për MIA-n: Është i pritshëm efekti mbi çmimet e derivateve të naftës pas ngjarjeve me Iranin dhe Izraelin

Athinë, 17 prill 2024 (MIA) – Situata në Lindjen e Mesme dhe pasojat mbi çmimin e naftës ka qenë tema boshte të takimit të sotëm të Bordit të rregullatorëve të Komunitetit energjetik dhe kryetarit të Komisionit rregullator energjetik dhe shërbime të ujit, Marko Bislimoski. Për MIA-n nga Athina ai thotë se nuk përjashtohet “efekti mbi çmimet e derivateve të naftës”.

"Zhvillimet e reja gjeostrategjike në Lindjen e Mesme konfirmojnë se nuk ka parashikueshmëri apo siguri kur janë në pyetje çmimet e energjensave. Prisnim që ky të jetë takim i qetë, por një gjë është e sigurt se ‘gjendja e jashtëzakonshme’ është diçka normale për të gjitha energjensat. Është i pritshëm efekti në çmimet e derivateve të naftës tashmë pas zhvillimeve me Iranin dhe Izraelin. Kemi biseduar edhe për atë se si është gjendja e vendeve nga vijnë rregullatorët në Komunitetin energjetik. Të gjithë jemi vende të varura nga importi i naftës, përveç Serbisë e cila ka një vëllim të vogël prodhimi. Përveç përditshmërisë, ky energjens është i lidhur ngushtë edhe me ekonominë në përgjithësi si pjesë integrale e funksionimit", thotë Bislimoski për MIA-n.

Ai poashtu thekson se me kujdes dhe në pajtueshmëri me vendimet e OPEK-ut dhe udhëzimet e vendeve të mëdha prodhuese të naftës do të ndërmerren hapa për t'u amortizuar goditjet e mundshme të çmimeve.

"Paralelisht të gjithë po përballemi me sulme kibernetike në infrastrukturën kritike energjetike. Është e nevojshme të forcohet ky segment, sepse pasojat mund të “uzurpojnë” funksionimin e sistemit elektroenergjetik”, shton kryetari i KRRE-së.

Në takimin e sotëm Bordi i rregullatorëve të Komunitetit energjetik do të zgjedh kryesuesin e ri të Bordit me intencë se Bislimoskit në dhjetor i përfundon mandati i dytë.

Kryetari i ri duhej të zgjidhej në mbledhjen e fundit të rregullatorëve në dhjetor, por asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme me çka mandati Bislimoskit iu vazhdua edhe për gjashtë muaj.

Kryetari i KRRE-së- në vitin 2019 u zgjodh unanimisht kryetar i Bordit të rregullatorëve të Komunitetit energjetik në mbledhjen e atëhershme të rregullt, ndërsa dy vjet më vonë në nëntor të vitit 2021 mori mandatin e dytë dyvjeçar.

Dy mandatet në Komunitetin energjetik kanë qenë në periudhën e disa krizave të njëpasnjëshme.

Takimet e komunitetit energjetik mbahen tradicionalisht në Athinë, ku përveç Maqedonisë së Veriut shtete anëtare janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina dhe Shqipëria.

 

QËNDRONI TË LIDHUR