• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bislimoski: Nuk kemi informacione se deri ku është procedura për zgjedhjen e furnizuesit të ri universal me energji elektrike

Bislimoski: Nuk kemi informacione se deri ku është procedura për zgjedhjen e furnizuesit të ri universal me energji elektrike

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Rregullatorë për Energjetikë (KRRE) ende nuk ka informacion rreth procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të ri universal të energjisë elektrike.

"Ende nuk kemi informacione. Procedura duhet të përfundojë deri më 17 prill, kështu që ka kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjithë procedurën. Besoj se në javët e ardhshme do të mbarojë procedura e përgjithshme, përfshirë edhe ankandin elektronik", tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski në përgjigjen e pyetjes gjatë konferencës së sotme. 

Furnizuesi aktual universal EVN Home në fund të qershorit, ka kontratë pesëvjeçare për furnizim me energji elektrike për përdoruesit në tregun e rregulluar. Për shkak të kësaj, Qeveria shpalli thirrje të re për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike që do të furnizojë përdoruesit e tregut të rregulluar në pesë vitet e ardhshme, për të cilin përveç EVN Home aplikuan edhe EMV dhe EDS. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR