• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bislimoski: Ndërprerja e energjisë elektrike në një pjesë të rajonit e konfirmoi domosdoshmërinë e investimeve në energjetikë

Bislimoski: Ndërprerja e energjisë elektrike në një pjesë të rajonit e konfirmoi domosdoshmërinë e investimeve në energjetikë

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Janë aktivizuar të gjithë mekanizmat që të mos e ndjejmë edhe ne efektin domino nga ndërprerja e energjisë elektrike që sot ka prekur një pjesë të rajonit, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski. 

Sipas tij, KRRE është në komunikim me operatorët e sistemit të transmisionit dhe organet rregullatore të vendeve që janë të prekura nga kjo situatë.

Ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe pjesë të Kroacisë është një tjetër konfirmim, vlerësoi Bislimovski, se investimet janë vendimtare për sektorin e energjisë dhe duhet të jenë prioritet.

"Lajmi kryesor i sotëm në rajon se pothuajse i gjithë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina dhe një pjesë e Kroacisë kanë mbetur pa energji elektrike është vetëm një konfirmim se investimet në energji duhet të jenë prioriteti numër një. MEPSO ka aktivizuar të gjithë mekanizmat që efekti domino të mos ndihet në vendin tonë. Nuk ishte edhe aq larg kur vendi, rajoni u përball me një “blekk aut” (kolapsi i rrjetit elektrik). Jemi në komunikim me operatorët e sistemit të transmetimit, si dhe me organet rregullatore të vendeve të prekura nga kjo situatë. Energjetika është e ndërthurur si enët e gjakut në trupin e njeriut. Po e përsëris: investime, investime dhe vetëm investime janë të nevojshme", tha Bislimoski.

Sot, pothuajse i gjithë Mali i Zi, pjesë të Kroacisë dhe BeH-së ishin pa energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike ka nisur gradualisht pasditen e sotme.

Duke iu referuar informacioneve jozyrtare nga operatori kroat i sistemit të transmetimit, agjencia kroate e lajmeve HINA raportoi se defekti i rrjetit të energjisë elektrike ndodhi në tre vende, fillimisht filloi në Mal të Zi, pastaj ndërprerja e energjisë preku Bosnje e Hercegovinën dhe më pas një pjesë të Kroacisë - të gjithë Dalmacinë, deri në Rijekë, gjoja deri në trafostacionin Brinjë. ls/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR