• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bislimoski: Me vendosjen e tarifës së lirë ditore do të kemi çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë

Bislimoski: Me vendosjen e tarifës së lirë ditore do të kemi çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski  tha sonte se për shkak të problemeve teknike, tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike do të fillojë nga 1 dhjetori dhe atë në terminin më të hershëm të mundshëm.

Sipas Bislimovskit, nëse do të kishte politikë në vendimin e tillë, tarifa e lirë ditore do të fillonte nga 1 korriku.

Me vendosjen e tarifës së lirë, vendi, vlerësoi Bislimovski, do ta ketë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë. Tani për tani, energji elektrike më të lirë nga ne, siç përmendi, ka vetëm Serbia.

Kryetari i KRRE-së beson se është herët të thuhet nëse do të ketë ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike, por nuk beson se mund të pritet një rritje dramatike e çmimit. Sipas parashikimeve, theksoi ai, çmimi i energjisë elektrike në vitin 2024 do të jetë 160 euro për megavat orë. Këtë vit në mars ishte 120 - 130 euro, në prill 110 - 120 euro, njësoj ishte në maj, qershor dhe korrik, por mbetet të shihet se si do të jetë në pjesën e mbetur të vitit.

"Kishte probleme teknike që duhet kohë për t'i kapërcyer. Operatori dëshironte tarifa e lirë të fillojë nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, por arritëm të kuptohemi dhe të dakordohemi të fillojë nga 1 dhjetori. Kjo është koha më e hershme kur mund të nisë tarifa e lirë. Tarifa e lirë do të thotë edhe ulje lineare prej pesë për qind të çmimit të energjisë elektrike", theksoi Bislimoski në një intervistë për televizionin Kanal 5.

Në rajon, shtoi ai, përveç në një pjesë të BeH-së, nuk ka tarifa të lira në asnjë vend, madje as në Evropë.Në fakt, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoni është më i ulët, përveç në Serbi, ndërsa me vendosjen e tarifës së lirë, mendoj se do të kemi çmim më të ulët të energjisë elektrike në Evropë, nënvizoi kryetari i KRRE-së.

Ai përsëriti se matësat aktualë të energjisë elektrike do të zëvendësohen me më të sofistikuar, të a.q. njehsorët inteligjentë dhe ai proces do të fillojë në dy apo tre vitet në vijim.

Në intervistë, ai edhe njëherë porositi se duhet të fillojë zëvendësimi i thëngjillit me gaz natyror. Do të duhet të ndërtohen tha ai edhe kapacitete të reja prodhuese. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR