• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimoski: Edhe këtë dimër tarifa e lirë ditore vetëm prej orës 13 deri në orën 15

Bislimoski: Edhe këtë dimër tarifa e lirë ditore vetëm prej orës 13 deri në orën 15

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Deri në pranverën e ardhshme nuk do të ketë ndryshim të periudhës kohore në të cilën amvisëritë mund të shfrytëzojnë tarifë të lirë ditore të rrymës për energji elektrike, paralajmëroi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski.

“Patëm takim me EMV dhe me EVN Houm në fillim të tetorit për vendosjen e tarifës së lirë ditore shtesë të energjisë elektrike për amvisëritë. Analizat tona tregojnë se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë janë më të ulëta në periudhën prej orës 12 deri në orën 16, ndërsa janë më të larta prej orës 20 deri në orën 24. Duke pasur parasysh se amvisëritë tona tashmë kanë arritur shprehi sa i përket tarifës së lirë vendosëm që deri në pranverë situata të mbetet ashtu siç është, ndërsa pastaj në bazë të situatës në SHA EMV do të sjellim vendime të mëtutjeshme”, tha Bislimoski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media. 

Theksoi se tarifë të lirë ditore të energjisë elektrike ka vetëm te ne. 

“Maqedonia është vendi i vetëm në rajon ku ka tarifë të lirë gjatë ditës. Elektrodistribuimi si kompani e cila menaxhon me sistemin e shpërndarjes në periudhën e ardhshme do të fillojë të furnizojë njehsorë të mençur të cilët do tu mundësojnë furnizuesve të japin oferta më interesante te amvisëritë dhe në nivel ditor t’i njoftojnë si do të ishte çmimi në ditën e ardhshme”, theksoi Bislimoski. 

Amvisëritë tarifën e lirë të energjisë elektrike mund të shfrytëzojnë çdo ditë në periudhën prej orës 13 deri në orën 15 dhe prej orës 22 deri në orën 7, si dhe të dielën tërë ditën. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR