• e premte, 27 dhjetor 2024

Bislimoski e mori mandatin e ri për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Bislimoski e mori mandatin e ri për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Marko Bislimoski mori mbështetje nga deputetët për mandatin e dytë për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Uji dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale në vazhdimin e sotëm të seancës së 120-të të Kuvendit. Anëtarë të këtij trupi janë zgjedhur, Aleksandar Çabotarev, Faton Ambari dhe Merita Dema.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimin e seancës së 120-të i zgjodhi Keti Petkovën anëtare të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Spase Gligorovin drejtor të Agjencisë për Administratë.

Deputetët sollën edhe vendim për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit.

Në kuadër të seancës u hap debati për propozimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarët e Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit pensional kapital financiar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së në opozitë me vërejtje se edhe pse bëhet fjalë për organ të pavarur, megjithatë kandidatët e propozuar janë kandidatë partiakë. Sipas tyre, kandidati për kryetar të këshillit të ekspertëve e këtij organi pesëanëtarësh, Maksud Ali, ka qenë kandidat për deputet i LSDM-së në vitin 2014. Ata shfaqën dyshim se në përzgjedhje nuk ka kritere të definuara mjaftueshëm do të thotë ekspert i cili mund ta drejtojë Këshillin e ekspertëve.

Anëtarë të Këshillit janë propozuar Darko Sazdov, Borçe Bozhinovski dhe Marina Makenaxhieva.

Kuvendi paraprakisht mbajti edhe Seancë solemne me rastin e 60-vjetorit të tërmetit katastrofik që e goditi Shkupin. Deputetët duhet të vazhdojnë me seancë të re prej orës 15. Në rend dite të kësaj seance është Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kanosjeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurimit të INP Idrizovë.

QËNDRONI TË LIDHUR