• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bislimi thotë se Serbia refuzoi takimin, e fton Lajçakun të reagojë

Bislimi thotë se Serbia refuzoi takimin, e fton Lajçakun të reagojë

Prishtinë, 13 shtator 2024 (MIA) - Serbia e ka refuzuar takimin me kryenegociatorët më 17 shtator sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke i reaguar raportimit të mediumit serb "Tanjug" se pala kosovare refuzoi takimin, njoftojnë mediat e Kosovës.

Në një shkrim në “X”, Bislimi ka thënë se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës "të destinuara për konsum të brendshëm politik".

Kryenegociatori i Kosovës e ka ftuar ndërmjetësin Lajçak "të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve".

 Më 6 shtator, Lajçak vizitoi Kosovën nga ku u shpreh pas takimit me Bislimin se është arritur “pajtimi për takimin e radhës” – por nuk dha detaje të tjera. Më pas, më 10 shtator, emisari sllovak vizitoi edhe Serbinë “për përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve”.

Siç ka raportuar "Tanjug", Serbia ka kërkuar që në diskutim të përfshihet edhe çështja e Urës së Ibrit dhe formimi i Asociacionit. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR