• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bishev: Rritja e BPV-së bazohet vetëm në konsumin vendor, fokusi duhet të jetë në masat për rritjen e eksportit neto

Bishev: Rritja e BPV-së bazohet vetëm në konsumin vendor, fokusi duhet të jetë në masat për rritjen e eksportit neto

 Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)  - Kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet, në të cilën në rend dite është Ribalanci i buxhetit, i prezantoi pikat kryesore rreth sigurimit të qëndrueshmërisë së buxhetit, supozimet makroekonomike dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike, në këtë rast theksoi se e gjithë rritja modeste prej 2,1 për qind e BPV-së vijnë nga konsumi i vendor.

"Epërshëndesim  ribalancin e shpejtë për buxhetin u harmonizua me lëvizjes e fundit makroekonomike, të cilat, duke marrë parasysh lëvizjet në BE, si partneri ynë më i madh tregtar, i cili është ende në rritje të ngadaltë me 0,8 për qind në vit, presim që të ketë ndikim të lartë në lëvizjes makroekonomike në Maqedoni. Këtu MF merr një supozim të kujdesshëm prej 2,1 për qind të BPV-së, 2,6 është për BP-në, MF-në me propozim buxhetin shkonte me 3,4 për qind dhe kur e kemi paraqitur mendimin   për Buxhetin e vitit 2024, thamë se këto rreziqe duhet të monitorohen në mënyrë të përhershme dhe të harmonizohen. Atë që dua të theksoj, e cila nuk është theksuar në mënyrë adekuate nga Ministria e Financave, është se e gjithë rritja prej 2,1 për qind vijnë nga konsumi vendor. Do të thotë, krahasuar me një vit më parë, eksporti ynë neto është ulur me 5 pikë përqindjeje. Do të thotë, nëse vitin e kaluar kemi pasur mbulim të importit me burim prej 75 për qind, këtë vit kemi rreth 70 për qind", tha Bishevi në fjalimin e Komisionin pas ekspozezë të ministres së Financave.

 Ai sqaroi se kjo do të thotë se nëse eksportet tona neto rriten me një njësi, prodhimi vendor bruto real do të rritet për 1,5 për qind. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, nuk do të jemi në gjendje të kompensojmë rritjen vetëm duke stimuluar konsumin vendor,  dhe rritja do të mbetet modeste. Sipas tij,   shihet edhe nga ky projeksion dhe prandaj, tha, fokusi duhet të jetë në masat për rritjen e eksporteve neto.

 Bishevi ndër të tjera, tha se me ribalancin e Buxhetit parashikohet rritje e të ardhurave të përgjithshme buxhetore prej 14,8 për qind dhe të shpenzimeve prej 13,8 për qind, me çka të ardhurat e përgjithshme buxhetore arrijnë gati 35 për qind të BPV-së, ndërsa shpenzimet e përgjithshme buxhetore 40 për qind nga BPV-ja.

Nga  Këshilli Fiskal drejtuan në dy çështje që duhet të kontrollohen. E para ka të bëjë në të ardhurat e bazuara në tatimet nga fitimet  korporatave të cilat janë projektuar të rriten me 20 për qind, në kushte kur BPV-ja reale do të rritet për 2,1 për qind,  nëse tatimi i planifikuar mbetet në 10 për qind. Çështja e  dytë ka të bëjë me numrat  e projektuara  në ribalanc në lidhje me kontributin për punësim dhe shëndetësi, të cilat rekomandojnë të kontrollohen. Bishevi dha edhe vlerësimin e tij për efektet e rritjes së paralajmëruar të pensioneve jo vetëm për buxhetin e vitit 2024 por edhe për të gjithë periudhën.

 Rreth deficitit buxhetor, KF tha se e inkurajon Ministrinë e Financave  që sa më shpejtë ta zbatojë Sistemin Evropian të Llogarive nga viti 2010 ku edhe deficiti dhe detyrimet e papaguara e të skaduara, edhe të ndërmarrjeve shtetërore dhe  të institucioneve shtetërore,   të përfshihet në deficit dhe në borxhin publik. Sipas të dhënave treguese, llogaritet, thotë, rreth 500 milionë euro ose 3,4 për qind e BPV-së. Është kumulative, nuk është nga ky vit dhe për shkak të korrektësisë, konsideron Bishevi, duhet të vendoset  një qëllim për deficitin aktual, për të marrë guximin për ta pastruar të gjithë këtë nga e kaluara dhe për t'ia bashkangjitur, në çfarë insiston edhe BE-ja, duke vënë në dukje se borxhi i përgjithshëm  publik është prej 65-66 për qind nga BPV-ja.

 Ai u angazhua për kufizime të fuqishme buxhetore, duke e përmendur so model të mirë këtu  shembullin e ministrit të mëparshëm kur dy komuna janë përballur me nevojën e konsolidimit, u është dhënë obligacion 10-vjeçar për të shlyer detyrimet e tyre, një e dhjeta në vit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR