• e premte, 08 nëntor 2024

Bisera Kostadinovska Stojçevska: BE-ja e vlerëson moton "Të bashkuar në diversitet" dhe kjo nuk është rastësi

Bisera Kostadinovska Stojçevska: BE-ja e vlerëson moton

Manastir, 6 shtator 2023 (MIA) - BE-ja e vlerëson moton "Të bashkuar në diversitet", dhe kjo nuk është rastësi, theksoi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sonte në Manastir ku u mbajt tribunë në suaza të fushatës "Ne jemi Evropa".

Kur flasim për kulturën në nivel evropian, theksoi ajo,  nuk mendojmë vetëm në art, në monumente kulturore, në identitet, në gjuhë, në traditë, por tha, nënkuptojmë të gjithë përditshmërinë tonë, vlerat dhe parimet tona.

"Kultura është ajo që lidh 27 shtete anëtare të BE-së, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kjo do të thotë se BE-ja ruan dhe kujdeset për kulturat e kombeve të shteteve anëtare të saj, gjuhën dhe trashëgiminë kulturore, andaj qytetarët duhet ta dinë se nuk ka rrezik nga humbja e identitetit maqedonas ose të ulet vlera e gjuhës, identitetit, kulturës maqedonase kur të bëhemi anëtarë të BE-së. Asnjë vend nuk e ka humbur identitetin duke u bërë anëtare e BE-së. As ne. Nuk do të humbasim asgjë, mbetemi maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase, të cilët kanë karakteristikat e tyre kulturore, sepse për kulturën nuk bisedohet në negociatat inkuadruese. Kultura evropiane definohet si tërësi e kulturave kombëtare dhe nuk përputhet me legjislacionin e BE-së", theksoi ministrja Kostadinovska Stojçevska në tribunën "BE-ja për trashëgiminë kulturore maqedonase", që u mbajt në Qendrën e Kulturës në Manastir. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR