• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bisedimet për qeverinë e re janë duke vazhduar, Gjykata Administrative duhet të vendosë pas vendimeve të KSHZ-së për rivotim

Bisedimet për qeverinë e re janë duke vazhduar, Gjykata Administrative duhet të vendosë pas vendimeve të KSHZ-së për rivotim

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "VLEN" për koalicionin në Qeverinë e re dje e mbajtën mbledhjen e parë dhe sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kanë siguruar 61 deputetë. Në ndërkohë, kryeministri Talat Xhaferi në konferencë për shtyp akuzoi se ka pasur marrëveshje për mbivotim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të pranuar disa ankesa dhe se në këtë mënyrë po bëhet inxhinierin zgjedhor për të ndryshuar numrat në Kuvend, duke theksuar se gjithçka është në dorën e Gjykatës Administrative, ku duhet të vendoset ankimimi i vendimeve të tilla.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i ardhshëm, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para mbylljes së Samitit Maqedonia 2025, tha se përveç 58 deputetëve të koalicionit, kanë konsoliduar saktësisht 61 deputetë dhe informoi se bisedimet me VLEN-in po zhvillohen në drejtimin e duhur.

“Mund të them se si “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Kuvend, përveç 58 deputetëve që i ka autentikisht, presim vendim të Gjykatës Administrative për të parë se çfarë do të ndodhë me njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Me kënaqësi mund të them se kemi konsoliduar saktësisht 61 deputetë, por kjo nuk do të na largojë nga bisedimet me partnerët e ardhshëm potencial të koalicionit siç është koalicioni "VLEN", deklaroi Mickoski.

 

In addition to the coalition’s 58 MPs, we have consolidated precisely 61 MPs, VMRO-DPMNE leader and future Prime Minister-designate Hristijan Mickoski told reporters on Thursday. 

Sipas tij, marrëveshjet asimetrike nuk janë të mira dhe u shpreh i bindur se shumë shpejt do të shpallet përbërja e qeverisë së re dhe koalicioni, i cili, siç tha, do të mbështetet nga më shumë se dy të tretat e deputetëve në Parlamenti.

Grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe koalciionit "VLEN" dje e mbajtën mbledhjen e parë për bisedime për koalicion në qeverinë e re, në të cilën, siç informuan përmes kumtesës, u konkludua se është e nevojshme të ruhen objektivat e programit që kanë marrë mbështetje nga qytetarët dhe të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fortë i integrimeve në BE, lufta e paskrupullt kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese.

Në mbledhjen e punës, siç theksojnë nga VMRO-DPMNE përmes kumtesës, është dakorduar se bisedimet në frymë pozitive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve. 

Kryeministri Talat Xhaferi vlerëson se ka pasur marrëveshje për mbivotim në KSHZ që të pranohen disa ankesa për rezultatet dhe rivotimin në zgjedhje dhe se në këtë mënyrë po bëhen përpjekje p

Kryeministri Talat Xhaferi, dje në konferencë për shtyp, tha se vlerëson se ka pasur marrëveshje për mbivotim në KSHZ që të pranohen disa ankesa për rezultatet dhe rivotimin në zgjedhje dhe se në këtë mënyrë po bëhen përpjekje për inxhiniering zgjedhor që të ndryshojnë numrat në Kuvend dhe duke luajtur me vullnetin e qytetarëve. Procesi zgjedhor i cili u vlerësua si kredibil dhe demokratik, tashmë është në dorën e Gjykatës administrative, tha Xhaferi dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë konform ligjit pa direktiva partiake nga asnjëra palë.

"Në cilësinë e kryetarit të Qeverisë së Republikës se Maqedonisë se Veriut dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativat për inxhiniering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje", tha Xhaferi në konferencë për shtyp.

Sipas raporteve, shton ai, ky pretendim për inxhiniering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë.

Në ndërkohë, vijojnë afatet për ankesa në Gjykatën administrative për rezultatin e zgjedhjeve pas pranimit të ankesave nga ana e KSHZ-së të cilat hapin rrugën e rivotimit në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore dhe një vendvotimi në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Gjykata administrative informoi se pas shtatë padive të parashtruara nga Koalicioni “Fronti Evropian” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, kundër vendimeve të KSHZ-së janë formuar lëndë dhe se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale në përputhje me Kodin Zgjedhor.

!Duke pasur parasysh afatet për veprim dhe vendimmarrje, Gjykata Administrative ndërmerr me urgjencë të gjitha veprimet procedurale në përputhje me Kodin Zgjedhor, thuhet në kumtesën e Kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.

 

Koalicioni

Gjykata Administrative dje mbajti debat publik pas padisë së Koalicionit "VLEN" për vendimin e KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme në komunën e Gostivart në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Procedura është ndërprerë pasi përfaqësuesi i Koalicionit "VLEN" deklaroi se e tërhjek padinë në tërësi. 

Deri te KSHZ janë parashtruar 27 ankesa për votim në zgjedhjet parlamentare, por një pjesë prej tyre ishin në grupe. Prej aty potencojnë se ata me kujdes i kanë shqyrtuar të gjitha ankesat, ndërsa kanë miratuar vetëm shtatë, respektivisht aty ku ka baza dhe ku është evidente se të dhënat në materialin e besueshëm nuk pajtohen me të dhënat e procesverbalit, e kjo është në vendvotimet Zhelinë, Strugë, Ohër dhe nga dy në Dollnen dhe Krushevë. 

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative, nga ana tjetër, pas ankimimit është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga pranimi i tij. ls/ 

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR